E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Ndërmesdhetare, Shqipëria del jashtë hartës së klandestinëve

Nga Shqipëria nuk ka
më emigracion klandestinësh.
Kështu është
shprehur ministri i Brendshëm
italian, gjatë konferencës ndërmesdhetare
mbi emigracionin
dhe sigurinë e kufijve. Deklarata
është përforcuar edhe nga ministra
të tjerë të vendeve fqinje,
duke provuar se harta e Shqipërisë
është jashtë vendeve transite të
emigracionit ilegal. Me iniciativë
të Ministrisë së Brendshme të
Italisë, në datat 16 dhe 17 prill u
organizua në Romë konferenca
Ndërmesdhetare mbi Emigracionin
dhe Sigurinë e Kufijve.
Në këtë konferencë morën pjesë
drejtuesit e Policisë Kufitare të
të gjitha vendeve mesdhetare, si
dhe disa vende të Afrikës dhe Azisë.
Konferenca u hap nga drejtori
i Policisë Kufitare dhe Migracionit
të Italisë, prefekti Rudolfo Ronconi.
Më pas ajo u përshëndet nga
drejtori i Përgjithshëm i Policisë
italiane, Antonio Manganelli,
si dhe ministri i Brendshëm,
Roberto Maroni. Në përshëndetjen
e tij, ministri i Brendshëm
italian, Roberto Maroni, foli
rreth fenomenit
të emigracionit
ilegal në drejtim
të Italisë dhe si
rrugëzgjidhje të
këtij fenomeni
përmendi rastin
e Shqipërisë, ku
ai me nota pozitive
theksoi
se nga brigjet e
këtij vendi dikur
kishte emigracion
ilegal masiv
dhe aktualisht ky emigracion
është në kuotat zero. Këtë rast
të Shqipërisë e përmendi në
diskutimin e tij edhe drejtori i
Përgjithshëm i ICPMD-së. Gjate
dy ditëve të konferencës folën
delegatë nga shumë vende dhe
nga diskutimet e tyre u përvijuan
drejtimet e flukseve ilegale
të emigracionit nga vendet e
Azisë dhe Afrikës në drejtim të
Evropës. Nga diskutimet
e vendeve
të origjinës,
të transitit dhe
të destinacionit
u përvijuan
disa drejtime.
Kështu, në konferencë
u deklarua
se janë pesë
rrugë kryesore
të transitit, siç u
përmend linja
Pakistan-Iran-
Turqi-Greqi-Itali, linja Turqi-Maqedoni-
Kosovë-Serbi-Hungari,
dhe linja Turqi-Greqi-Itali, që
zakonisht vijnë nga vende të ndryshme
aziatike. Ndërsa për klan-
destinët afrikanë u përmend linja
Afrikë-Libi-Itali dhe Afrikë-Ishujt
Kanarie në Spanjë. Përfaqësuesi
grek, nga ana e tij, vuri në dukje
se nga Turqia shkonin drejt vendit
të tij afganë, kinezë, irakianë,
pakistanezë, indianë, nepalezë
e kombësi të tjera. Ai theksoi se
vazhdon emigracioni ilegal nga
Shqipëria, vetëm shqiptarë dhe
jo shtetas të tjerë, por ai shtoi se
me këtë vend kemi marrëdhënie
të mira bashkëpunimi, lidhur
sidomos me kontrollin e alternuar
të kufirit të përbashkët.
Përfaqësuesi hungarez shtoi se në
drejtim të vendit të tij, nga Greqia
nëpërmjet Maqedonisë, Kosovës
dhe Serbisë, vinin shtetas nga
Afganistani. Gjatë gjithë diskutimeve
të paraqitura, në hartë u
vu re dhe u provua se Shqipëria
ishte tërësisht jashtë transitimit
të emigracionit ilegal në drejtim
të vendeve të BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›