E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama kërkon ndihmën e FBI-së

 Ambasada: Do ndihmojmë në hetimin e kompanisë SAC
TIRANË- Pas shpërthimeve në Gërdec, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikësmësoi për ekzistencën e një kompanie amerikane, Southern Ammunition Company nga Karolina e Jugut.“Me sa kuptojmë, Prokuroria e Përgjithshme, si pjesë e hetimeve të saj, do të hetojë edhe rolin e mundshëm të SAC në këtë tragjedi. Ambasada e SHBA do të bëjë çdo gjëbrenda mundësive të saj, për të ndihmuar në hetimin e nisur nga Prokurorja e Përgjithshme”,-thuhet në njoftimin zyrtar, të lëshuar nga Ambasada Amerikane gjatë ditës së djeshme. Ky është reagimi i dytë i ambasadës amerikane, lidhur me tragjedinë e ndodhur në Gërdec. Dy ditë më parë, ambasada e SHBA pohoi se projekti i demontimit në Gërdec nuk financohej nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aktiviteti i kompanisë SAC ishte privat. Po ashtu, kjo ambasadë konfirmoi dje se do të ndihmojë hetimin e nisur nga Prokuroria e Përgjithshme për të zbardhur këtë katastrofë të rëndë, ku deri tani numërohen 18 të vdekur dhe qindra të plagosur. -----------------------------------------------------Prokuroria e Përgjithshme kërkon ekspertë të FBI-së për zbardhjen e katastrofës së ndodhur në fshatin Gërdec Kryeprokurorja, letër ambasadorit: Na ndihmoni për SAC-in dhe ekspertizën kriminale të ngjarjes
TIRANË- Prokuroria shqiptare kërkon ndihmën eFBI-së për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit dhe aferave të dyshuara korruptive që fshihen pas kësaj ngjarjeje. Zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, me anë të një njoftimi zyrtar për shtypbën me dije se Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, me anë të një shkrese zyrtare i ka kërkuar ndihmë në hetimin e ngjarjes së Gërdecit qeverisë Amerikane, nëpërmjet Ambasadës së akredituar në Tiranë. "Në kuadër të hetimeve për ngjarjen në fshatin Gërdec, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, u është drejtuar për ndihmë autoriteteve të SHBA-ve, për të përshpjetuar sa më tepër hetimet",-thuhet në njoftimin për shtyp. Për të përshpejtuar procedurat, kryeprokurorja ia ka përcjellë kërkesën e saj ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhon Uithers.
***
Sipas shkresës, dërguar ambasadës, kryeprokurorja Rama kërkon nga autoritete e SHBA-së që t'i jepet ndihmë në disa sektorë, si në gjetjen e informacionit për shoqërinë amerikane"Southern Ammunition Company Inc." dhe aktivitetin e saj në SHBA si dhe në dhënien e asistencës në kryerjen e ekspertizave të specializuara nga agjentët e FBI-së, për zbardhjen e ngjarjes. "Nga autoritetet amerikane është kërkuar ndihmë në dy drejtime: në atë të marrjes së informacioneve në lidhje me shoqërinë "SAC" dhe aktivitetin e saj të kryer prej vitesh dhe në dhënien e asistencës dhe ekspertizës së specializuar të ekspertëve të FBI-së në lidhje me identifikimin e kufomave si dhe të këqyrjes dhe të analizimit të vendit të ngjarjes si dhe bërjen e një studimi të plotë kriminalistik të vendit të ngjarjes",-thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama.
***
Mësohet se grupi i prokurorëve ka sekuestruar deri më tani dokumentacionin që ndodhej në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa po kërkohen akte të tjera, që mendohet se janë fshehur, për t’i shërbyer këtij hetimi të gjerë. Paralelisht me hetimet për të zbuluar shkaqet e tragjedisë së Gërdecit, grupi i prokurorëve është duke verifikuar edhe pasuritë e administratorit të firmës “Albademil”, Mihal Delijorgji, veprime të cilat po pasohen nga grupi i hetimit edhe me marrjen e informacionit nga bankat dhe zyrat e regjistrimit të pasurive . Grupi special i prokurorëve është duke hetuar në disa drejtime, për të zbardhur shkakun e shpërthimeve që tronditën kryeqytetin dhe gjithë Shqipërinë, mëngjesin e së shtunës. Deri tani janë firmosur tre urdhër-arreste për Mihal Delijorgjin, kreun e MEICO-s, Ylli Pinarin dhe drejtorin ekzekutiv të fabrikës së vdekjes, Dritan Minxollin.
PISTAT E PROKURORISË
Zbatimi i rregullave për administrimin dhe ruajtjen e lëndeve plasëse nga të gjitha subjektet që janë aktore të ketij procesi, duke filluar nga firma MEICO, tek firma amerikane Southern Ammunition Company dhe tek firma ALBADEMIL.
Zbatimi i rregullave për ruajtjen fizike të objektit, që ishte marre përsiper nga Firma VRANA Security.
Zbatimi i rregullave në lidhje me perzgjedhjen e vendit ku është kryer ky proces.
Shpërdorimet e detyrës apo konkurrenca e pandershme mes firmave si shkak që mund të kete shkaktuar ardhjen e pasojës.
Dyshimet nëse e gjithë ngjarja është pasojë e ketyre rregullave apo e një veprimi kriminal të kryer me dashje.
GËRDECI
Prokuroria kërkon dëshminë e Mediut
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme kërkon dëshminë e ministrit të dorëhequr, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit. Nëpërmjet njoftimit zyrtar, zëdhënësja e prokurorisë ka bërë me dije se: “Prokuroria do të ftojë për të dhënë deklarime dhe shpjegime të mëtejshme rreth ngjarjes edhe ish- ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun”.Hetimin për tragjedinë e Gërdecit po e ndjekin katër prokurorë dhe disa oficerë policie dhe ekspertë.Grupi i prokurorëve udhëhiqet nga Genci Qano, zëvendës prokuror i Tiranës, Arben Dollapi,Petrit Bici dhe Etien Kapo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›