Bush autorizon furnizimin me armë të Kosovës
Bush autorizon furnizimin me armë të Kosovës
Presidenti Bush do të lejojë furnzimin e Kosovës me armë , duke kryer kështu një hap të rëndësishëm në mardhënien e tij me shtetin e ri. Në një dokument dërguar Sekretares së Shtetit Kondoliza Rajs, presidenti Bush tha dje se ai ka arritur në përfundimin se furnizimi i Kosovës me armë do të forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të nxisë paqen në botë. Ai ka udhëzuar sekretaren e shtetit që ta trasmetojë vendimin e marrë Kongresit duke mos dhënë hollësi të tjera. Ndërkohë që, dje tre shtete njohën shtetin e ri të Kosovën. Kroacia, Bullgaria dhe Hungaria nxorrën një deklaratë të përbashkët ku pohonin se nuk shihnin alternative tjetër veç njohjes së Kosovës.