E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama, në Suedi për korrupsionin në Shqipëri

Kryeprokurorja Ina Rama, me ftesë të ministrisë së Jashtme të Suedisë, ka zhvilluar një vizitë pune në këtë vend për bashkëpunimin për krimin e organizuar dhe të problematikës së shqiptarëve në vendin nordik. Vizita është kryer në kuadër të presidencës së radhës të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit dhe shkëmbimit të informacionit mes dy vendeve për bërjen sa më efikas të funksionit të shtetit ligjor. Rama është pritur në takim nga drejtori i divizionit për çështjet e Europës, Lart Wahlund. Në këtë takim u diskutuan çështje për procesin e integrimit të Shqipërisë, dhe zbatimin e konventave të Kombeve të Bashkuara në luftë kundër korrupsionit në Shqipëri. Më pas ka takuar Prokurorin e Përgjithshëm të Suedisë, Andres Perklev, dhe drejtues të tjerë të prokurorisë, të krimit të organizuar dhe njësisë antikorrupsion. Në këtë takim është vënë theksi në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për çështje konkrete, në të cilat janë përfshirë të dy palët, autoritetet shqiptare dhe ato suedeze. "Është folur gjithashtu edhe për gatishmërinë që autoritetet suedeze i ofrojnë palës shqiptare rreth problematikës së komunitetit shqiptar në Suedi. Biseda mes dy homologeve është përqendruar dhe në strategjinë për luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar", thuhet në njoftimin për shtyp të akuzës qendrore, të cilat shtojnë se Kryeprokurorja ka zhvilluar një takim edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së këtij vendi, Beng Svenson, ku është diskutuar rreth bashkëpunimit në drejtim të investigimit dhe hetimit të krimeve.

S.Ç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›