E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama në Tropojë: Të hapen dosjet e 1998-2000

Kjo është hera e parë që një Prokuror i Përgjithshëm shkon në këtë qytetit, mjaft problematik në dekadën e parë post komuniste. Duke folur për ato ngjarje, Ina Rama tha se ato duhet të rihapen si dosje 

TROPOJE-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, nga Tropoja ka kërkuar hapjen e dosjeve për vitet 1998-2000. E pranishme në qytetin verior në takim me prokurorët e këtij rrethi, Ina Rama kërkoi që shumë dosje kriminale të viteve pas ’97 dhe deri në vitin 200 të rihapen dhe të studiohen. Kjo është hera e parë që një Prokuror i Përgjithshëm shkon në këtë qytetit, mjaft problematik në dekadën e parë post komuniste.
Vizita e Ina Ramës në Tropojë është në vazhdën e takimeve që po bën së fundmi kryeprokurorja me prokurorë të rretheve për t’u njohur me punën e tyre dhe problemet që hasin në përballimin e detyrës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›