Kontratë 5 milion euro për sheshin " Skenderbej"
Nis udhën e realizimit projekti për sheshin “Skënderbej”, financuar ne vlerën 5 milionë euro nga Bashkia e Tiranes dhe qeveria kuvaitiane. Projekti për sheshin është fituar një vit më parë nga një studio belge
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka firmosur sot kontratën me qeverinë kuvajtiane për fondin prej 5 milionë eurosh , për rikonstruksionin e Sheshit ‘’Skënderbej’’.
Përfaqësuesi i qeverisë kuvajtiane Ismail Alshati firmosi kontratën së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama. Me këtë rast Alshati u shpreh se'' bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë se tij, synon të shtrihet edhe me gjerë në vepra të tjera të rëndësishme për Tiranën dhe qytetarët e saj''.
Para një viti studioja arkitekturore belge 51 N4E është shpallur fituese në konkursin e rehabilitimit të Sheshit ''Skënderbej.''
Juria ka vendosur unanimisht për vizionin e kësaj studioje duke vlerësuar strukturën arkitekturale, cilësitë urbane të projektit, ndërhyrjet dekorative, hapësirat e lira, lëvizjen e kalimtarëve dhe së fundmi edhe koston financiare dhe afatin e realizimit të projektit.
Sipas projektit fitues, qendra e sheshit ''Skënderbej'' do të ngrihet në nivel, në formën e një piramide, nga kulmi i së cilës mund të shihet i gjithë sheshi. Brenda qendrës do të ndërtohen shatërvanë, ku uji do të jetë i ngjyrave dhe sasive të ndryshme. Ndërtesat ekzituese nuk do të preken, por do të ndërhyhet tek Teatri i Operas dhe Baletit ku do të ndërtohet një hyrje e re, me qëllim që t’i jepet më shumë jetë kësaj godine. Gjithashtu, do të ngrihen disa ndërtesa me lartësi të njëjtë, të cilat do të shërbejnë si qendra tregtare.
(d.b/BalkanWeb)