Penalizime firmave që pranojnë të ndërtojnë objekte të paligjshme
04/03/2011 Ligji i ri për Urbanistikën parashikon sekuestrim mjetesh dhe gjoba të rënda
SHKODER- Inspektorati Ndërtimor pranë Bashkisë së Shkodrës ka marrë të gjitha masat për fillimin e zbatimit të ligjit që parashikon penalizime të rënda ndaj të gjithë individëve, apo subjekteve që do vendosin mjetet e tyre në dispozicion të ndërtuesve të paligjshëm. Masat ndëshkuese parashikojnë sekuestrimin e mjeteve të tonazheve të rënda që merren me përpunimin e lëndëve të ndërtimit, si dhe vendosjen e gjobave me vlerë monetare të konsiderueshme. Ky fakt bëhet i ditur për gazetën“ Metropol” nga vetë shefi i këtij inspektorati Roland Çomo, i cili njëkohësisht thekson se Inspektorati Ndërtimor Shkodër është i pari ndër njësitë vendore të vendit, që do fillojë implementimin e këtij ligji.
Ligji
“Inspektorati Ndërtimor pranë Bashkisë Shkodër do të ndërmarrë masa shumë të ashpra për të gjithë ata persona që vënë në dispozicion të ndërtuesve të palicencuar mjete dhe automjete të tonazhit të rëndë, duke filluar nga betonieret, apo mjete të tjera, të cilat shërbejnë për prodhimin e lëndëve për ndërtim. Ndërkohë do të merren masa administrative dhe ndaj personat që vënë në dispozicion këto mjete për personat nuk kanë leje nga institucioni përkatës, që është KRT-ja e Bashkisë Shkodër. Masa administrative tashmë ka shkuar në 10 milionë lekë të reja, për të gjitha ato subjekte që vënë mjetet, apo makineritë në dispozicion, apo shërbim të objekteve të paligjshme. Masat do jenë mjaft të rënda, pasi do të sekuestrohen të gjitha ato makineri, apo mjete të tonazhit të rëndë, të cilat shërbejnë për prodhimin e lëndëve të ndërtimit”, sqaron shefi i Inspektoratit Ndërtimor Shkodër, Roland Çomo. Ndërkohë Çomo thekson se Inspektorati Ndërtimor po diskuton me specialistët përkatës të Bashkisë së Shkodrës për gjetjen e një hapësire, ku do të dërgohen mjetet që mund të sekuestrohen. Për të qenë sa më efikas në punën e tyre, si dhe për identifikimin e rasteve të vënies në dispozicion të ndërtuesve të paligjshëm, të mjeteve të tonazhit të rëndë, prodhuese të lëndëve të ndërtimit, ky inspektorat do të ushtrojë kontrolle të njëpasnjëshme në të gjitha pikat e prodhimit të materialeve inerte të ndërtimit, të cilat janë brenda territorit të vijës së verdhë, pra territorit administrativ të Bashkisë së Shkodrës. Kontrollet në këto pika do të bëhen për të parandaluar prodhimin e materialeve, të cilat nesër mund të krijojnë probleme me ndërtimin e objekteve të ndryshme në qytet. Vlen të theksohet se deri tani Inspektorati Ndërtimor Shkodër ka bërë një punë mjaft të mirë për kontrollin në terren të kushteve teknike të punës dhe ligjshmërisë së ndërtimeve të reja, si dhe për shembjen e ndërtimeve pa leje që ishin ndërtuar ndër vite në qytetin e Shkodrës. Në një hark kohor prej rreth një viti, ky Inspektorat ka arritur të shembë rreth 700 objekte pa leje, duke i hapur rrugë investimeve të shumta infrastrukturore që janë bërë e po bëhen në qytetin e Shkodrës.