Ina Rama pranon dështimin për akuzat ndaj Mediut
Prokuroria e Përgjithshme pranon publikisht dështimin për një tjetër çështje hetimore të ngritur me bujë prej saj, atë ndaj ish–ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Vetë kryeprokurorja Ina Rama, e cila e nisi me shumë zhurmë hetimin ndaj ish–ministrit, duke lexuar akuzat ndaj tij në një konferencë për shtyp, tha sot se pranon vendimin e Gjykatës së Lartë, që një ditë më parë e mbylli përfundimisht këtë çështje.
Vetem pak minuta pas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, avokati mbrojtës i Fatmir Mediut deklaroi se Prokuroria është treguar e paaftë për një përballje gjyqësore. Ish–ministri Mediu u hetua nën akuzën për shpërdorim detyre për shpërthimin në Gërdec, menjëherë pasi ai hoqi dorë nga imuniteti i deputetit, për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.