E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis, uron Ilir Metën për emërimin e tij

Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis i ka dërguar përgëzimet e saj për detyrën e re Zv/kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta ku i uron suksese të mëtejshme në misionin e tij.
Në mesazhin e saj Zonja Bakojanis shpreh besimin se me këtë emërim të ri marrëdhëniet e shkëlqyera mes Greqisë dhe Shqipërisë do të pasurohen më tej. Kryediplomatja greke nënvizon rolin pozitiv të minoritetit grek në marrëdhëniet bilaterale mes Tiranës dhe Athinës dhe në veçanti në kontekstin e integrimit europian të vendit tonë në Bashkimin Europian. Përsa i përket kësaj të fundit, Ministri i Jashtëm Samuel Zbogar i ka bërë thirrje vendeve anëtare të bllokut të ndihmojnë Shqipërinë në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave me Brukselin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›