E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet Akademia e Arteve në Shkodër

Kjo nismë erdhi pas kërkesës nga Qarku Shkodër, Drejtoria arsimore rajonale Shkodër, sipas iniciativës së shkollës artistike kombëtare “Preng Jakova”, me një histori 50 vjeçare në përgatitjen e talenteve, si dhe duke vlerësuar nivelin aktual të specialistëve që japin mësim pranë kësaj shkolle.

Misioni i Akademisë së Arteve, Shkodër, përfshin:

 - Ofrimin e studimeve universitare në fushën e artit dhe të kulturës;
 - Zhvillimin e mbrojtjen e dijeve nëpërmjet mësimdhënie dhe veprimtarisë artistike që kryhet brenda dhe jashtë vendit;

 - Formimin e studiuesve të rinj në fushat teorike të vlerësimit të artit e kulturës;
 - Kryerjen e kërkimeve shkencore për të zhvilluar dhe tejçuar artin dhe kulturën;
- Ndihmesën në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit dhe cilësisë së shoqërisë, si dhe përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.
Struktura e Akademisë së Arteve, Shkodër përfshin njësitë si më poshtë:
1. -Fakulteti i Muzikës me këtë përbërje si njësi bazë:
- Departamentin e disiplinave Instrumentale;
- Departamentin e Kompozim-Dirigjimit;
 - Departamentin e Artit Vokal.
 
2.- Fakulteti i Artit Figurativ me këtë përbërje në njësi bazë:
  - Departamentin e Artit Figurativ
- Departamentin e Pikturës
  - Departamentin e Artit grafik

/Start/

                                                                                             2012-06-20 14:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›