Tiranë, zjarr në një lokal tek Liqeni, s`ka dëme në njerëz

Një zjarr i fuqishëm ka përshirë paraditen e sotme një lokal në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur pranë Gardës, në hyrje të zonës së Liqenit Artificial ku kati i parë i një lokali është përfshirë nga flakët por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme të shumta materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Mësohet se nga flakët e zjarrit është djegur plotësisht kati i parë i lokalit ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.