Reformat, opozita dhe mazhoranca, "duel" deklaratash
TIRANE-Perplasje te forta ne Kuvend mes mazhorances dhe opozites. Teksa ish-ministri i Drejtesise, njeheresh zedhenes i grupit parlamentar te PD, Aldo Bumci ka paraqitur sukseset e qeverisjes se djathte ne drejtim te respektimit te institucioneve te pavarura dhe reformave ligjore, kane qene deputetet socialiste ata qe i jane kunderpergjigjur me akuza. Deputetet socialiste akuzuan qeverine per nje numer nismash te gabuara, qe lidhen me reformen ne drejtesi dhe ne fusha te tjera. Ne pergjigje te tyre foli, zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, Aldo Bumci. Ai deklaroi se opozites i mungojne alternativat per reformat ne vend. "Opozita shqiptare eshte nje shkretetire idesh dhe nuk ka asnje alternative. Ajo nuk ka sjelle asnje debat, pasi debatin e zhvillon vetem fshatrave ne dialogun me Shqiperine, ku flet vetem kryetari i saj dhe askush tjeter. Por, debati per ceshtje te rendesishme duhet te behet ne sallen e Kuvendit", tha deputeti demokrat. Ish-ministri i Drejtesise ka deklaruar se gjate qeverisjes se djathte institucionet shteterore kane qene me te pavarura se kurre dhe inspektimet qe jane bere kane qene publike. Mirepo, sipas socialisteve Bumci duhet te shpjegoje udhezimet qe ka nxjerre ne kohen kur ka qene minister Drejtesie. Nderkohe qe opozita, nepermjet deputetit socialist, Taulant Balla e akuzoi ish ministrin Bumci per abuzim me detyren, ndersa ai foli per pavaresine e organit te akuzes. "Aldo Bumci nuk duhet te flase per drejtesine, sepse ky njeri ka konflikt te paster interesi me drejtesine. Se pari ai ka qene minister Drejtesie, por per te nuk mbahet mend asgje, qe te kete bere per reformimin e sistemit te drejtesise. Se dyti ky ish-minister eshte ne hetim per nje shkrese zyrtare te drejtuar nje fare Shkelzeni.
Zoti Bumci duhet te sqaroje ketu kush eshte ky Shkelzen? As ne Ministri te Mbrojtjes e as ne Keshill te Ministrave nuk ka ndonje punonjes me emrin Shkelzen", ka deklaruar Balla. Nderkohe nenkryetari i grupit te PS, Brace deklaroi se diten e hene do te jete ne tavolinat e deputeteve shkresa zyrtare e Bumcit ku permendet e plote adresa e emrit. L.M
Zoti Bumci duhet te sqaroje ketu kush eshte ky Shkelzen? As ne Ministri te Mbrojtjes e as ne Keshill te Ministrave nuk ka ndonje punonjes me emrin Shkelzen", ka deklaruar Balla. Nderkohe nenkryetari i grupit te PS, Brace deklaroi se diten e hene do te jete ne tavolinat e deputeteve shkresa zyrtare e Bumcit ku permendet e plote adresa e emrit. L.M