“Klientët na parapaguanin, më pas ne grabisnin Benzat”
30/10/2009 Dosja “Rexhina”, bashkëpunëtori i drejtësisë para apelit, sot rrëfen skemën e vjedhjeve
TIRANË- Një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë do t’i bëjë shumë punë një prej proceseve të veçanta gjyqësore që po merret me zbërthimin e një rrjeti të gjerë që vjedh Benzat e shqiptarëve. Kësisoj, dosja me emrat e gjashtë të pandehurve arrestuar në kuadër të operacionit “Rexhina” tashmë është në duart e gjyqtarëve të Apelit. Seanca gjyqësore do të zhvillohet sot, ndërsa para gjykatës do të jetë i pranishëm bashkëpunëtori i drejtësisë Erlind Taullai. Ka qenë pikërisht ky i pandehur, i cili ka paraqitur në gjykatë të gjithë skemën e funksionimit të kësaj bande, e cila shërbente për të grabitur makinat tip Benz. Makinat pasi grabiteshin më pas çmontoheshin dhe shiteshin për pjesë këmbimi. Ata akuzohen për "vjedhje në bashkëpunim të mjeteve motorike", "vjedhje" dhe "moskallëzim krimi". Burime pranë gjykatës bënë të ditur se akuza ka gati për pyetje bashkëpunëtorin e drejtësisë Erlind Taullai.
Skema e grabitjeve
Taullai që në momentin e arrestimit ka treguar gjithçka ka ditur për organizimin e grupit pa marrë parasysh kërcënimet që i janë bërë. Sipas Prokurorisë, gjashtë të pandehurit Erlind Taullaj, Ilir Lika, Eglantin Selimaj, Erjon Pjetri, Ermal Bidaj dhe Sotjan Dika në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhjen e mjeteve luksoze, kryesisht "Benz"-a, në rrugët e Tiranës apo qyteteve të mëdha. Thuajse në të gjitha rastet ata vidhnin mjete që të kishin cilësi sipas kërkesave të porositësve, të cilët në mjaft episode i parapaguanin. Pas kësaj, të pandehurit i ndërronin pak pjesë të dukshme makinës dhe ia shitnin porositësve. Por në disa raste makinat dërgoheshin direkt në servise ku çmontoheshin e modifikoheshin, për të humbur më pas të gjitha gjurmët. Ndaj kësaj bande është zhvilluar procesi nga Krimet e Rënda dhe është dhënë dënimi, por Apeli sipas palës mbrojtëse mund të rrëzojë gjithçka. Mbrojtja pretendon të hedhë poshtë deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili ka fituar të drejtën për të qenë i lirë. Organizator i këtij grupi është cilësuar Ilir Lika. Sipas Taullajt, Lika ka organizuar të gjitha vjedhjet, duke vënë në lëvizje pjesëtarët e tjerë. Erlind Taullai ndodhet tashmë i lirë, pas një vendimi të dhënë nga gjykata që e dënonte vetëm me dy vjet burg.
Grupi dhe organizimi i vjedhjeve
Gjashtë të pandehurit e këtij grupi kanë bashkëpunuar për disa vite rresht. Organizimi i tyre bëhej nga Ilir Lika, ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë Erlind Taullaj, ka shpjeguar se si funksiononte grabitja. Të dhënat kanë treguar se të pandehurit grabisnin Benza të tipeve të fundit. Madje për të bërë grabitjen e tyre ata parapaguheshin me një shumë të madhe. Benz-at e grabitur dërgoheshin më pas për çmontim në pika të ndryshme servisi e më pas shiteshin. Grabitjet e makinave u shërbenin kryesisht personave që kishin makina të shtrenjta dhe u duhej patjetër të blinin pjesë këmbimi më të lira.