E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama takon në Romë Kryeprokurorin e Antimafias

Gjatë takimit, diskutimi është përqëndruar për gjetjen e metodave, për të forcuar bashkëpunimin mes institucioneve të dy vendeve, Prokurorisë Anti-mafia dhe Prokurorisë Shqiptare. Gjithashtu është diskutuar për çështje konkrete që janë hetimet e përbashkëta nga të dy prokuroritë.

Kryeprokurori i Antimafia Z.Pietro Grasso premtoi angazhimin për ratifikimin nga parlamenti Italian të marrëveshjes së ekstradimit. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, kryeporkurorja Rama do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve homologe dhe ato të linjës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›