E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e hetimeve të CIA-s:Obama mbështet Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti amerikan, Oba-ma, i ka dhënë Proku-rorit të Përgjithshëm të SHBA-së liri veprimi dhe e ka mbështetur në përpjekjen e tij për të hetuar akuzat për abuzime të CIA-s. Kjo mbështetje vjen pas letrës që 7 ish-drejtues të CIA-s i shkruan Obamës, duke i kërkuar që të hiqte dorë nga hetimet. Presidenti amerikan e bëri të qartë se ai nuk ka ndërmend të dalë mbi vendimin e Proku-rorit të tij të Përgjithshëm, Eric Holder, për të hapur hetime në lidhje me akuzat ndaj agjentëve të CIA-s për tortura dhe keqtra-jtime ndaj të dyshuarve për terrorizëm. Ndërsa në lidhje me letrën e 7 ish-drejtorëve të CIA-s, ai është përgjigjur se e vlerëson ndërmarrjen e tyre për t‘u ku-jdesur për një institucion të cilin ndihmuan ta krijonin, por, nga ana tjetër, sipas tij askush nuk duhet të qëndronte mbi ligjin. "Unë dua t‘ju siguroj se si Pre-sident i Shteteve të Bashkuara nuk mendoj se veprimet e mia duhet të jenë mbi ato të Proku-rorit të Përgjithshëm, i cili është në këtë detyrë për të respektuar ligjin". 7 ish-drejtorët e CIA-s, të cilët kanë qenë në rolin e shefit të madh gjatë 35 viteve të fundit, në letrën e tyre drejtuar Obamës shkruan se rastet e abuzimeve janë hetuar nga CIA dhe se ri-shikimi i dosjeve do ta vështirë-sonte shumë punën e agjentëve dhe besimin në punë. "Vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm, Holder, për të rihapur hetimin krijon një atmosferë rreziku të vazhdueshëm", kanë shkruar ish-shefat në letrën e tyre. "Ata burra e gra që kanë marrë detyra të vështira në shërbimet sekrete pas sulmeve të 11 shtatorit duhet të vazhdojnë të besojnë se ka një vazhdimësi në rregullat që drejtojnë veprimet e tyre", kanë vazhduar në letrën e tyre të shtatë ish-drejtuesit e shërbimit infor-mativ amerikan. Për sa i takon Obamës, ai është përpjekur të mbajë distancë ndaj vendimit për rihapjen e dosjeve të marrjeve në pyetje të personave të dyshuar për terrorizëm. Ndërkohë, ai tha se nuk po kryhej një "gjueti shtrigash" dhe se prokurori i çështjes nuk kishte hapur ende asnjë çështje kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›