Ish-inspektori i CIA-s: Administrata e Bushit autorizoi hetimet e paligjshme
Ish-inspektori i përgjithshëm i CIA-s, John Helgerson, ka deklaruar se ishte admini-strata e Bushit ajo që autorizoi CIA-n të përdorte metodat e ashpra të marrjes në pyetje ndaj të dyshuarve për terrorizëm e veçanërisht ndaj njërit prej tyre, Abu Zubaydah. Kjo deklaratë është shumë e rëndësishme dhe nga një person i rëndësishëm, sepse administrata e Bushit ka pretenduar gjithmonë se ajo ka përdorur teknika të ashpra hetimore, të tilla si "mbytja në ujë" vetëm pasi juristët e qeverisë kishin vendosur që ato nuk për-bënin tortura. Sipas BBC-së, e cila ka ndërmarrë një hetim të sajin në lidhje me çështjet e torturave, i dyshuari për terrorizëm, Abu Zu-baydah, është torturuar para ma-terialit me shkrim për ta lëshuar një veprim të tillë. Një ish-agjent i CIA-s, i cili drejtonte grupin që kapi Abu Zubaydah, ka deklaruar për BBC-në se i dyshuari ishte torturuar me metodën e "mbytjes në ujë" menjëherë pas kapjes. Ndërkaq, Helgerson ka vendo-sur të flasë tani që hetimi i tij i klasifikuar për programin e he-timeve të CIA-s është publikuar para pak kohësh. Për hartimin e këtij raporti, Helgerson konsultoi dhe intervistoi mbi 100 persona dhe pa mbi 38 mijë dokumente. Një pjesë e madhe e raportit vazhdon të jetë e klasifikuar, por ato pjesë që janë publikuar bëjnë fjalë për abuzime nga më të ndryshmet të ushtruara nga hetuesit. Presidenti amerikan ka caktuar një prokuror që të merret me hetimet paraprake në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të CIA-s. Ndërkaq, shumë grupe të të drejtave të njeriut kërkojnë për hetime ndaj zyrtarëve në ni-velet më të larta të administratës amerikane, duke qenë se Shtëpia e Bardhë është përfshirë nga afër në autorizimin e programeve të CIA-s. Për momentin pritet që nën hetim të vihen vetëm zyrtarë të vegjël, duke qenë se Obama ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron të merret me gabimet e administratës së Bushit, pasi qël-limi i tij është që të ecë përpara.