"Informacionet bankare i lënë qytetarët në errësirë"
Nëse deri më tani euro-pianët janë përpjekur të gjejnë bankën që ka tarifat më të ulëta për të gjitha operacionet ban-kare për të vendosur paratë e tyre, apo për të marrë kredi, një raport i ri tregon se ata janë lodhur më kot dhe mbi të gjitha thuajse në të gjitha rastet kanë dalë të paqartë nga takimet me oficerin bankier. Një raport i publikuar nga Komisioni Euro-pian e përshkruan strukturën e çmimeve për llogaritë rrjedhëse të ofruar nga bankat europiane si "shumë të mjegullta dhe mbi të gjitha fare të paqarta për kon-sumatorët që duan të dinë se sa paguajnë dhe në bazë të çfarë përllogaritjeje". Informacioni në uebsajtet e bankave dhe ai i materialeve të bankave është aq i paqartë sa ekspertët e Komi-sionit Europian që u morën me hartimin e raportit të mësipërm u detyruan të kontaktonin 66% të bankave që morën në shqyr-tim, në mënyrë që të llogarisnin koston reale të një llogarie ban-kare. Raporti, i cili është hartuar pas një mbikëqyrjeje që u është bërë 221 bankave të ndryshme, të cilat përbëjnë 81% të tregut të Bashkimit Europian, tregon se konsumatorët paguajnë shumë më tepër për llogaritë e tyre rrje-dhëse në disa shtete të caktuara të BE-së. "Ka prova të qarta që parimet bazë të konsumit janë shkelur dhe problemet variojnë nga çmimet shumë të ndërlikua-ra e deri te pagesat e fshehura", ka bërë të ditur komisionerja për çështjet e konsumatorit, Magdalena Kuneva, ndërsa ka paraqitur raportin e saj në Bru-ksel. "Bankat duhet të vendosin rregull përmes një ndryshimi në kulturën e tyre… dhe auto-ritetet e vendeve anëtare duhet të përmbushin detyrimet e tyre për të zbatuar ligjet e BE-së në mbrojtje të konsumatorit". Po sipas raportit, duhet që të publikohen në një uebsajt të gjitha pagesat për llogaritë rrje-dhëse në vendet e BE-së. Në të, ndër të tjera, në raport doli që një pjesë e bankave nuk kishin asnjë informacion në lidhje me çmimet në uebsajtet e tyre. Pa-gesat për llogari bankare ishin shpesh të ndryshme në vende të ndryshme të BE-së. Kështu, në Itali një pagesë ishte 253 euro, ndërsa në Bullgari 27 euro (për llogari në vit). Konsumatorët në vendet me struktura çmimesh të paqarta si Austria, Franca, Italia dhe Spanja paguanin më shumë për llogaritë bankare. Në raport thuhet se për disa konsumatorë është thuajse e pamundur që të kenë informacione për pagesat e tyre dhe mbi të gjitha nuk ka informacion krahasues mes ban-kave të vendeve të ndryshme. Në raport thuhet edhe se këshillatqë u jepen konsumatorëve në banka të ndryshme janë nën standardin e kërkuar. Kjo bëhet për shkak të paaftësisë së stafit të bankave, ose thjesht nga dëshira për të shitur vetëm produktet që janë më të shtrenjta.