E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehet nga Anglia, pranga në Rinas "vrasësit"

Sipas policisë 37 vjeçari u arrestua mbrëmjen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas, teksa kthehej nga Anglia me pasaportë të falsifikuar, me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër. 

TIRANE- Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Rinasit arrestuan mbrëmjen e djeshme një person në kërkim, i dënuar me 20 vjet heqje lirie për vrasje. Sipas policisë 37 vjeçari Ardian Garubi, banues në Tiranë, i dënuar më parë nga drejtësia shqiptare me 20 vjet heqje lirie për "vrasje me dashje", u arrestua mbrëmjen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas, teksa kthehej nga Anglia me pasaportë të falsifikuar, me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër. Nga verifikimi dhe intervistimi i specialistëve të hetimit të krimit, rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkodër, me vendimin e datës 8 Prill 2000, e kishte dënuar Ardian Garubin me 20 vjet heqje lirie për konsumim të veprës penale të "vrasjes". Garubi iu dorëzua autoriteteve të Policisë së Shkodrës për të kryer dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›