Meta zhvillon takime me disa homologë në Nju Jork
Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm belg, z. Yves Leterne, u diskutuan çështje që lidhen me integrimin europinan të vendit, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Zv.Kryeministri Meta vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe dhe njëkohësisht i kërkoi bashkëbiseduesit mbështetjen e Belgjikës për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Europian, si dhe për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave të BE-së me vendet e rajonit.
Pasi vlerësoi zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri dhe raportin pozitiv të OSBE/ODIHR-it për to, Ministri i Jashtëm belg konfirmoi mbështetjen e plotë të vendit të tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Përsa i përket liberalizimit të vizave, z. Leterne u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në plotësimin e kushteve të udhërrëfyesit të Komisionit Europian dhe shprehu besimin në përmbushjen e shpejtë të tyre nga pala shqiptare, çka do të sillte një reagim pozitiv për këtë qëllim.
Në takimet me homologët e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Panamasë, biseda u përqendrua kryesisht në zhvillimet në rajonet respektive dhe në intensifimkimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në kuadrin e organizatave ndërkombëtare. Gjithashtu, Zëvendëskryeministri Meta i falënderoi bashkëbiseduesit për mbështetjen që këto vende i kanë dhënë shtetit të pavarur të Kosovës.