Ina Rama “u tërheq veshin” prokurorëve: Jo vendime të paligjshme
Prokurorja e Përgjitshme Ina Rama u ka kërkuar dje prokurorëve të marrin vetëm vendime të mbështetura në ligj dhe të pandikuara nga influencat. Nuk dihet nëse kjo tërheqje vëmendje është e bazuar mbi ngjarjet e fundit, ku prokuroria është vënë nën akuzë për vendime të paligjshme apo ka qenë një fjalim rutinë. “Detyra e prokurorisë është të ushtrojë ndjekjen penale, kjo e mbështetur në veprimtarinë dhe vendimmarrjen për vënien para përgjegjësisë penale të çdo individi apo subjekti, vetëm mbi prova të mbledhura në përputhje me ligjin. Qoftë veprimtaria e organit të akuzës, qoftë konkluzionet e nxjerra prej tij në vijim të hetimeve që zhvillohen, duhet të jenë të mbështetura vetëm në prova e në ligj, të pandikuara nga influenca jashtëligjore apo nga presione të çfarëdo lloj forme qofshin ato”, u ka thënë Ina Rama, drejtuesve të prokurorive në rrethe, të cilët nën drejtimin e saj kanë zhvilluar dje analizën 9-mujore të punë së tyre, një mbledhje kjo që sipas organit qendror të akuzës, ka qenë e paracaktuar qysh një muaj më parë për t’u zhvilluar.
Gjatë takimit kanë qenë të pranishëm të gjithë drejtuesit e prokurorive, si dhe prokurorët që drejtojnë hetimet e tragjedisë së Gërdecit dhe vdekjen e Kosta Trebickës. Më tej në fjalën e saj, Kryeprokurorja siguron vartësit e saj të vijojnë punën të qetë, pavarësisht përplasjeve, pasi mbrojtja e vetme për të gjitha prokurorët është zbatimi i ligjit, pra mbrojtja që ofron vetëm ligji. Duke u kërkuar që të mos demoralizohen nga presionet dhe ndikimet e jashtme, kreu qendror i akuzës i ka inkurajuar krerët e prokurorive në vend që të përballojnë me vendosmëri çdo pengesë që mund të hasin në punën e tyre dhe kjo duhet të ndodhë, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi.
Gjatë komunikimit me prokurorët e rretheve, në prani të medias që ka qenë e pranishme vetëm në fillim të analizës 9-mujore, Kryeprokurorja u shpreh se “sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, organi i prokurorisë është një institucion i pavarur, i cili ka si funksion të tij të ushtrojë ndjekjen penale e të përfaqësojë akuzën në gjyq, në emër të shtetit”. Sipas znj. Rama, ushtrimi i ndjekjes penale ndaj kujtdo që dyshohet se ka kryer një vepër penale, është jo vetëm e drejtë e organit të akuzës, por edhe një detyrim ligjor i tij. Në këtë sens, - u shpreh Kryeprokurorja Rama, - detyra prioritare e punës së organit të akuzës është që ndjekjen penale ta ushtrojë në përputhje me të gjitha normat ligjore që janë në fuqi në shtetin shqiptar. “Sigurisht, askush nuk mund të ndëshkohet në rast se nuk ka kryer një vepër penale, por të mos harrojmë se detyra jonë funksionale është që kushdo që ka kryer një vepër penale, të mos shpëtojë nga vënia para përgjegjësisë ligjore”, - shtoi Prokurorja e Përgjithshme, para se të diskutojë me drejtuesit e prokurorive në rrethe për çfarë është arritur gjatë këtyre 9 muajve.
Ina Rama
Luftë të hapur krimit të organizuar dhe korrupsionit
Kryeprokurorja u ka kërkuar drejtuesve të organit të akuzës në gjithë vendin, si dhe një kërkesë të tillë t’ua komunikojnë edhe vartësve të tyre, që të gjithë bashkë duhet të luftojnë ashpër krimin në tërësi, por në mënyrë më të veçantë krimin e organizuar, korrupsionin dhe krimin financiar. Duke vijuar fjalën e saj me motivet që duhet të shtyjnë çdo prokuror për të zbatuar ligjin, znj. Rama u shpreh se “ushtrimi me korrektësi i funksioneve kushtetuese të prokurorisë merr një rëndësi të veçantë në ditët e sotme, për vetë momentet në të cilat po kalon shteti shqiptar dhe e gjithë shoqëria shqiptare. Jemi në prag të momenteve historike të zhvillimeve të proceseve që do të përshijnë Shqipërinë në organizmat euroatlantike dhe në Bashkimin Evropian, dhe në këtë situatë, funksionimi sa më mirë i sistemit të drejtësisë është një element kyç i këtyre proceseve, për pasojë edhe puna që do të kryejë organi i akuzës si një nga agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit, merr një rëndësi thelbësore”. Prokurorja e Përgjithshme u ka kërkuar prokurorëve që ta shohin veprimtarinë e tyre në ushtrim të ndjekjes penale në këto momente, jo vetëm si një detyrim që buron nga Kushtetuta dhe ligji, por si një proces jetik për të ardhmen e Shqipërisë. “Në këtë kuadër, vëmendja juaj duhet të përqendrohet në goditjen me rreptësi të të gjitha formave të kriminalitetit, por në mënyrë të veçantë në goditjen e veprave penale që kryhen në kuadër të krimit të organizuar, korrupsionit dhe të krimit financiar”, - u shpreh ajo, duke u kërkuar prokurorëve që të tregojnë kurajën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për të goditur fenomenet e mësipërme, pavarësisht se në cilat struktura shfaqen ato, përfshi këtu edhe vetë sistemin e drejtësisë.