Mbyti vjehrrën me përparëse, 15 vjet burg për Maznikun
Mbyti vjehrrën me përparëse një vit më parë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, togat e zeza e dënojnë me 15 vjet burg. Verdikti përfundimtar u dha dje nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Femi Petku, i cili pasi arsyetoi pse e pandehura ishte fajtore, vendosi ta dënojë atë me 15 vjet heqje lire, dënim që i ulet në 10 vjet, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar. E pandehura ka pranuar që në momentet e para krimin, madje duke shprehur pendesë që arriti deri në këtë pikë. Por, gjithsesi, ashtu sikundër është shprehur gjatë hetimeve paraprake, procesit hetimor, edhe gjatë atij gjyqësor, ka mbrojtur motivin e saj, atë të tradhtisë së të shoqit me njerkën e tij, Bozhanën. Sipas të pandehurës, fakti që i ka gjetur bashkë në krevat Bozhanën dhe Sotirin (të shoqin), si dhe përmendja e vajzës së saj nga viktima sikur edhe ajo ishte abuzuar nga i ati, kanë detyruar 62-vjeçaren të mbysë me përparëse njerkën e të shoqit. Megjithatë, bazuar në rrethanat dhe provat e vëna në dispozicion nga prokurori i çështjes, deklarimet përfundimtare të së pandehurës dhe fjalës së fundit të mbrojtjes, gjykata vendosi ta shpallë fajtore dhe ta dënojë të pandehurën Mazniku me 15 vjet burg, nga ku si pasojë e zbritjes së 1/3 së dënimit për shkak të pranimit të fajit dhe aplikimit të gjykimit të shkurtuar, i ngelin vetëm 10 vjet burg për të vuajtur.
Pendesa
U ka qëndruar ende deklarimeve të para, atyre të dhëna në momentin e arrestimit dhe gjatë procesit hetimor, ndërkohë që shpreh pendesë për krimin e kryer. Për këtë arsye u kërkoi togave të zeza mëshirë para shpalljes së vendimit përfundimtar. Për asnjë moment gjatë seancës, e pandehura Vasilika Mazniku nuk e ka ngritur kokën, as për të parë mbrojtësin e saj dhe as familjarët e pranishëm në sallë, mes të cilëve edhe bashkëshortin Sotirin, të cilin e ka akuzuar për shkelje të kurorës martesore. Gjatë konkluzioneve përfundimtare, avokati i saj u ka kërkuar togave të zeza ndryshimin e kualifikimit të akuzës, pasi Vasilika e ka vrarë njerkën e burrit në kushtet e tronditjes së thellë psikike, pasi e gjeti në shtrat me burrin e saj. Sipas mbrojtjes, për një fakt të tillë kanë pasur dijeni edhe vajzat e viktimës, të cilat e kanë mbështetur dhe u ka ardhur keq për gjendjen e shkaktuar në familje. 62-vjeçarja akuzohet se në datën 31 gusht të vitit të kaluar ka mbytur me përparëse në dhomën e gjumit njerkën e burrit të saj, Bozhanën, të cilën e akuzonte për lidhje jashtëmartesore me bashkëshortin e saj. Mazniku, pas një grindjeje banale me vjehrrën e saj, e ka vrarë duke e mbytur me një përparëse. Vetë Mazniku ka bërë të ditur përpara oficerëve se bashkëshorti i saj, Sotiri, ka pasur lidhje me ish-vjehrrën e saj (njerka e tij) dhe këtë fakt ajo e ka ditur që prej kohës kur ka qenë në prag të martesës. Por, për gjithë këto vite, sipas saj, e ka mbajtur sekret historinë, duke vuajtur faktin se bashkëshorti e tradhtonte me njerkën. Shkak i atij sherri të momentit, veç akumulimit të inatit për vite me radhë, ka qenë dhe banesa që të dyja gratë ndanin. Sipas hetimeve të kryera nga ana e prokurorisë, ka rezultuar se autorja e krimit ka pasur dy arsye për të vrarë vjehrrën e saj, xhelozinë dhe konfliktin për pronën. Në deklarimet e dhëna nga ana e 62-vjeçares në polici, thuhet se vjehrra e saj jo vetëm që i kishte marrë burrin, por pretendonte t'i merrte edhe banesën në të cilën jetonin. Nëna e dy fëmijëve u akuzua për veprën penale të “vrasjes me dashje” për të cilën organi i akuzës kërkoi dënimin me 16 vjet burg.