E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit; Më 19 dhjetor, dita e fundit e dorëzimeve të formularëve

Afati i fundit i dorëzimeve të formularëve nga të përndjekurit apo familjarët e tyre është 19 dhjetori. Pas kësaj date nuk do të pranohen më formularë, përveç atyre që vijnë nga të përndjekurit apo të afërm të tyre jashtë territorit të Shqipërisë dhe që kalojnë për në vendin tonë përmes ambasadave shqiptare në vendet ku ata jetojnë. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë, të cilët konfirmojnë faktin dhe u bëjnë të ditur të përndjekurve që nuk kanë mbushur formularin dhe dorëzuar dokumentacionin e duhur, që të shpejtojnë. Procedura e verifikimit zgjat, pasi Ministria e Drejtësisë kontakton me katër ministri të tjera, dhe pasi gjithë dokumentacioni rezulton i saktë, atëherë nga punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë, konkretisht sektori që merret me verifikimin e tyre, përpilohet relacioni përkatës për të përndjekurit që duhet të përfitojnë dëmshpërblim. Po të njëjtat burime shtojnë se personat që ende nuk kanë plotësuar formularin dhe nuk kanë dorëzuar dokumentet për të përfituar dëmshpërblim, u mbeten vetëm dy muaj kohë që t’i drejtohen sportelit të hapur për këtë qëllim në Ministrinë e Drejtësisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›