E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësuesit fierakë ende pa rrogën mujore

09/04/2010 Financa në DAR nuk ka përfunduar listë-pagesën

FIER- Edhe pse kanë kaluar plot 7 ditë nga data e marrjes së pagës mujore, të gjithë arsimtarët e rrethit Fier ende nuk kanë marrë pagat e tyre nëpër bankomatet e bankave të nivelit të dytë nga ku kanë bërë kontratën drejtoritë arsimore. Megjithëse data e dikurshme ajo e datës 2 të çdo muaji për arsimtarët ka disa vjet që nuk respektohet (qysh kur paga e mësuesit nuk merrej më në sektorin ekonomik pranë Drejtorisë Arsimore të rrethit, por në banka), pasi pagat janë marrë kryesisht nga data 3 ose 4. Lajmi konfirmohet për gazetën edhe nga burimet zyrtare të Drejtorisë Arsimore të qarkut Fier. Sipas këtyre burimeve, mësohet se pagat merren çdo datë 4 në fillim muaji. Pagat mund të vonohen edhe disa ditë të tjera pohuan për gazetën burimet zyrtare nga kjo Drejtori Arsimore rajonale. Shkaku ka qenë se zyra e financës në këtë institucion ende si ka kryer listë-pagesat. Shkaku ka qenë largimi i një numri të konsiderueshëm arsimtarësh nga puna, pasi ishin marrë me kontratë në punë dhe marrja e disa të tjerëve në punë. Këto lëvizje prej zyrës së kuadrit në këtë Drejtori Arsimore rajonale ka bërë që të sjellin vonesa në kryerjen e listë-pagesave prej zyrës së financës në këtë institucion. Sjellja e kësaj vonese ka kryer që në bankën ku arsimtaret marrin pagat çdo muaj të mos shkojnë listë-pagesa dhe shuma të mos derdhet në bankë gjë që ka sjellë që edhe arsimtarët të mos e marrin pagën e tyre mujore të muajit prill. Arsimtarë të ndryshëm kanë shkuar për të tërhequr pagën e tyre mujore pranë bankës dhe atyre u është thënë se ende nuk është depozituar shuma që është për rrogat e tyre. Ata pohuan se ende nuk dihet se kur do të jetë gati paga e tyre në bankë që ata të shkojnë për ta tërhequr, ndërkohë që burimet zyrtare prej DAR-it (Drejtoria Arsimore Rajonale) Fier pohon se brenda datës dhjetë të këtij muaji pagesa do të kryhet në bankë dhe arsimtarët do ta tërheqin pagën e tyre mujore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›