E Shtunë, 31 Tetor 2026

OMONIA dhe PBDNJ tubim me parulla politike

Sot ne Himare

OMONIA dhe PBDNJ do te kene nje tubim sot ne Himare ne perkujtim te Aristotel Gumes i cili ka 40-diteshin e ndarjes nga jeta. Dega e OMONIA-s ne Himare ka marre leje nga Policia e Vlores e cila ka dhene paralajmerimin te mos kalohet caku i manifestimit dhe te mos bllokohet rruga. Mesohet se gjate tubimit do te perdoren edhe parulla politike. Pjesemarrese ne kete tubim do te jete edhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Burime nga organizata e minoritetit grek OMONIA bene me dije se te pranishem do te jene edhe perfaqesues te larte te Kishes Ortodokse e posacerisht nga Gjirokastra. Pervec familjareve dhe te afermve qe pritet te vijne edhe nga Greqia ceremonia per perkujtimin e Aristotel Gumes po fiton vetiu vleren politike te nje ceshtjeje simbolike qe ka tendosur komunikimin mes Tiranes zyrtare dhe Athines.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›