E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohen Instituti i Monumenteve dhe Qendra e Restaurimit

Prej kohesh punohej ne nje prej ndertesave te ish-Kinostudios qe ajo te shnderrohej ne nje godine te denje qe te sherbente si Institut i Monumenteve te Kultures dhe Qendres se Restaurimit. Pasditen e djeshme u shenua edhe inaugurimi i saj, me shpresen se tanime puna e IMK-se do te jete me funksionale. Por ajo cka eshte me e rendesishme, eshte celja e Shkolles se Restaurimit, brenda nje ndertese me institutin, duke e cilesuar kete si nje nga zgjidhjet me optimale per veprimtarine e ketyre institucioneve, qe jane te lidhur ne menyre integrale dhe te pazgjidhshme me njeri-tjetrin. Puna per pergatitjen, riparimin dhe kthimin ne kushte normale te mjediseve te reja te IMK-se, u intensifikua sidomos gjate vitit 2007. Hapja e Shkolles se Restaurimit krijon kushtet dhe shanset per ta vene kete proces thelbesor per kujtesen materiale ne baza shkencore dhe metodike. Projekti per ngritjen e Shkolles se Restaurimit eshte ne funksion te qellimit qe ajo te shnderrohet ne nje qender rajonale per trajnimin e restauratoreve dhe konservueseve te monumenteve te kultures. Cka do te ndikoje drejtperdrejt ne rritjen e kapaciteteve profesionale ne fushen e ruajtjes dhe promocionit te trashegimise materiale dhe jo materiale, duke permbushur keshtu njerin prej prioriteteve te rendesishem te UNESCO-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›