Anti-duhani, vendosen 37 gjoba
Inspektorati Sanitar Shteteror ne bashkepunim me Policine Bashkiake gjate kontrolleve te ushtruara gjate dites se djeshme, ne kuder te zbatimit te ligjit anti- duhan, gjobiten 39 subjekte private. Keto penalizime e cojne numrin e gjobave per muajin dhjetor ne 57. Sipas specialisteve te Inspektoratit Sanitar Shteteror dhe Policise Bashkiake, u vu re se pjesa me e madhe e subjekteve e lejonte pirjen e duhanit, si dhe kishin mungese te theksuar te tabelave paralajmeruese. Ligji parashikon qe si institucionet publike ashtu edhe ato private te mos reklamojne firma duhani me ane te tavllave te duhanit, cadrave, mbajteseve te cadrave etj. Po keshtu, ata jane te detyruar te vendosim edhe tabelat paralajmeruese. Aktualisht jane mbi 75 subjekte qe kane shkelur ligjin anti-duhan dhe nuk i kane shlyer ende detyrimet, te cilat me venien ne funksion te kamatevoneses gjobat e tyre kane arritur deri ne 80 mije leke. Vec subjekteve eshte vendosur te penalizohen te gjithe drejtuesit e Inspektoratit Sanitar Shteteror, ne te gjitha rrethet, per neglizhence ndaj zbatimit te ketij ligji. Ministria e Shendetesise se shpejti do te beje publik edhe nje numer telefoni pa pagese, per te denoncuar abuzimet me ligjin, si dhe do te jape asistence teknike per te ndihmuar duhanpiresit per te lene duhanin.
Dy dite me pare, Ministria e Shendetesise u beri thirrje te gjitha subjekteve te penalizuara per moszbatimin e ligjit te duhanit, qe te shlyejne sa me pare detyrimet, pasi po aplikohet gjoba me kamatevonese. Ky dikaster ne kuader te masave per zbatimin e ligjit, ka vendosur mosperseritjen e lejes Higjieno-Sanitare, per subjektet qe nuk do t’i paguajne gjobat deri ne fund te muajit.