E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket e familjes, protesta per rritje page

Sonila Isaku
Paga e mjekeve te poliklinikave eshte rritur vetem 2 per qind. Keshtu kane deklaruar nje pjese e ketyre mjekeve ne nje leter te drejtuar Kryeministrit Sali Berisha, ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka dhe drejtoreshes se ISKSH-se, Elvana Hana. Ne kete leter, ata kerkojne rritje te pagave deri ne masen 30 per qind, si dhe zbatim te piramides se pages. Nese keto kerkesa nuk do te merren parasysh, ata do te ndermarrin te gjitha veprimet ligjore, duke perfshire ketu edhe grevat. Sipas mjekeve te familjes, rezulton se pagat e personelit shendetesor cdo vit jane rritur me 20 per qind, per ta kjo rritje ka qene vetem 2 per qind. “Nga llogaritja e thjeshte qe beme, na del se ne dy vjet paga e mjekut te familjes eshte rritur 20 per qind (8 ne vitin e pare dhe 12 kete vit). Por po te zbresim nga kjo shume rreth 8 per qind inflacionin ne dy vjet, si dhe 10 per qind nga taksa e sheshte qe eshte aplikuar kete vit, rezulton se paga jone eshte rritur vetem 2 per qind”, thuhet ne letren e drejtuar dy dite me pare ne keto institucione.
Ajo qe mjeket kane kerkuar eshte nje rritje e pages ne masen 30 per qind, duke e pare kete vlere sa rritja e munguar gjate ketyre dy viteve. “Ne piramiden e pagave, paga e mjekut te vendoset aty ku e ka vendin ne raport me profesionet e tjera. Ne kerkojme qe te respektohet puna jone e vecante, e veshtire dhe sidomos kualifikimi i zgjatur prej 6 vjetesh shkollimi”, pohojne mjeket.
Nderkohe, institucioni i pare qe eshte pergjigjur ka qene ai i Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, te cilet kane theksuar se rritja e pagave te ketyre punonjesve shendetesore do te behet sipas matjes se indikatoreve te percaktuar. “Perdorimi i fondeve te buxhetit qe mbulon nga ISKSH eshte 85 per qind nga buxheti i pagave fikse, 10 per qind nga aktivitet dhe 5 per qind pagese bonus”, thuhet ne sqarimin e dhene nga ISKSH. Nderkohe, mjeket jane ne pritje te pergjigjeve qe do iu japin ministri i Shendetesise, Ndoka dhe Kryeministri Berisha.
Rritja e pagave sipas ngarkeses per banore
Pas letres se mjekeve te poliklinikave, ISKSH ka pohuar se nje nga treguesit per vleresimin e aktivitetit te qendrave shendetesore eshte pagesa qe duhet te terheqin qendrat shendetesore per realizimin e numrit te vizitave per personat e siguruar. Kjo pagese eshte planifikuar qe ne buxhetin fillestar te qendrave shendetesore. Keshtu nga 40 qendra shendetesore ne Tirane, 35 prej tyre kane paguar shperblime per muajin korrik. Qendrat shendetesore ne Tirane, kane terhequr buxhet per aktivitet, me te cilin kane arritur te bejne shtesat e pagave dhe dhenien e shperblimeve. "Terheqja e buxhetit per aktivitet per qendra shendetesore te ndryshme varion nga 20-70 per qind. Ndersa realizimi i buxhetit per aktivitet, ne total nga qendrat shendetesore te kryeqytetit eshte 62 per qind. Ne qofte se nje qender shendetesore do te realizoje numrin e parashikuar te vizitave ne kontraten dypaleshe 16 vizita per qytetin dhe 13 per fshatin, mund te terheqe vlera te plota te planifikuara monetare”, thuhet ne sqarimin e ISKSH-se.
Rritja e pagave ne 2007
6-20 mije do te jete rritja e pagave per drejtuesit e poliklinikave
1500-5 mije do te jete rritja e pages per drejtuesit e poliklinikave ne fshat
400 drejtues poliklinikash do te perfitojne nga rritja e pagave
40 mije leke do te jete paga per ekonomistet e poliklinikave ne kryeqytet
35 mije leke do te jete paga per ekonomistet e poliklinikave ne rrethe
22 mije lek do te jete paga e ekonomisteve te mesem
10 per qind rritje page do te kene mjeket nese arrijne indikatoret
5 per qind do te jete bonusi nese arrihen te gjithe indikatoret ne 3 muaj rresht

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›