Meteorologet, trajnohen 19 shqiptare
Rreth 19 punonjes te Sherbimit Meteorologjik Shqiptar perfundojne kursin e vrojtuesit meteo. Trajnimi i tyre zgjati tre jave dhe u mundesua nga oficere te Qendres Meteorologjike te aeronautikes italiane. Punonjesit shqiptare qe u azhurnuan si vrojtues jane nga 4 stacione meteorologjike te vendit. Ata jane ne gjendje te njohin teknologjine dixhitale, te perpunojne te dhenat e t’i nisin ato tashme jo ne gjuhen e shkronjave, por me shifra ne te gjithe sistemin meteorologjik qe eshte i lidhur vendi yne. Personeli meteorologjik u trajnua ne kater lende baze si telekomunikacion, transferim te dhenash ne cirkuitin nderkombetar, kodifikimin e elementeve meteo, sipas standardeve te reja te organizates boterore te mbrojtjes. Per meteorologet shqiptare u shperndane diploma per me te miret, si dhe nje botim, ku mesohet roli i Shqiperise ne Forcat e Armatosura italiane.