E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon rikonstruksioni i rruges te “Kodra e Priftit”

Edhe nje rruge tjeter e shtruar dhe e rregulluar me shume per kryeqytetasit. Dje Bashkia e Tiranes ka peruruar rrugen “Sadik Petrela” ne “Kodren e Priftit”. Rruga qe u rikonstruktuar ndodhet ne lindje te qytetit te Tiranes dhe eshte nje rruge lokale nga pikepamja urbane. Ajo eshte nje nga segmentet qe krijojne skemen rrugore te lagjes “Kodra e Priftit” dhe prej disa vjetesh ka qene mjaft problematike, sidomos gjate periudhes se dimrit, kur ujerat e zeza dhe ujerat e shiut permbytnin te gjithe zonen perreth. “Besoj se kjo rruge simbolizon politiken e premtimeve te mbajtura. Eshte nje rruge e cila mbyll nje plage te madhe urbane ne kete zone, gje qe edhe ju e keni deshmuar me kronikat tuaja. Njekohesisht, besoj se eshte nje moment i pershtatshem per te kerkuar edhe nje here nga te gjithe qytetaret e Tiranes qe te perfshihen ne procesin e hartimit te Buxhetit te vitit te ardhshem, nje buxhet ambicioz, me investime te medha dhe angazhime te medha ne planin social. Ky buxhet kerkon me patjeter edhe mendimin e te gjithe komuniteteve te kryeqytetit. Te gjithe ata qe kane mundesi, te marrin pjese ne kete proces dhe ta thone fjalen e tyre”, eshte shprehur kryebashkiaku Rama. Rruga ka qene e gjere vetem 5-6 metra. Ne te mungonin shtresat rrugore, po ashtu dhe themeli i rruges. Ne rrugen e meparshme, ujerat e zeza largoheshin nepermjet nje kanali te hapur, duke krijuar probleme higjieno-sanitare. Gjithashtu, ne rruge nuk ka pasur rrjet te largimit te ujerave te bardha, as rrjet ujesjellesi, pasi furnizimi me uje behej nga rrjeti, i cili kalon ne rruget e tjera. Nderkohe investimi i bere nga bashkia e kryeqytetit ka kapur vleren prej 22.7 milione lekesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›