E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karim Benzema, ylli evropian

Per te po perdoren krahasime mbreselenese... E merr topin si Zidan dhe, kur e zoteron ate, si Kaka. Nuk ju mjafton kaq? Kur shenon, feston duke vrapuar me duart hapur, ashtu si idhulli i tij i te gjitha koherave, Ronaldo. Ai eshte Karim Benzema, i cili do te festoje, me 19 dhjetor te ketij viti, 20-vjetorin e lindjes dhe qe po e ben te cmendet gjithe Francen. Te gjitha klubet e medha te Evropes jane vene ne radhen e pritjes, por zbulimi i ketij sezoni i premton besnikeri Lionit, te pakten per momentin. Vjen nga sistemi zinxhir i kampioneve te Frances, “bomberi” u rrit dhe po jeton akoma ne nje lagje ne periferi te Lionit, se bashku me familjen e tij. Diten e merkure, Benzema e shkaterroi i vetem Rajnxhersin, duke shenuar dy gola dhe duke ndertuar nje te trete. Nje paraqitje e tille, qe e detyroi te perditshmen “L'Equipe” ta titullonte “Ylli Benzema, nje Zidan sulmues!”. Benzema ka luajtur 34 ndeshje. Ka qene titullar ne 26 prej tyre dhe ka shenuar 20 gola, ku perfshihen dy dopieta dhe nje triplete. 12 golat e shenuar ne Ligen 1 e bejne golashenuesin me te mire ne France. Benzema shenon nga cdo pozicion: para portes, nga distanca, nga kende te pamundura, me koke, me klas dhe me potence. Tregon se ka nje teknike te larte dhe besnikeri te madhe. “I kam thene gjithmone presidentit tim se do te qendroj ketu, derisa Lioni te fitoje Ligen e Kampioneve. Ka kohe per te ndryshuar skuadren. Kam ende disa gjera per te bere me Lionin, pastaj, ku i dihet”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›