Inaugurohet Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë
Sot u bë inaugurimi i Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të të dyja shteteve.
Mes personaliteteve të larta ishte Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, ministri i Jashtëm maqedonas Antonio Milloshovski dhe ai kosovar, Skënder Hyseni.
Hapjen e ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, Presidenti Fatmir Sejdiu e vlerësoi si një moment të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve sovrane.
"Hapja e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë është një moment i veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona sovrane dhe kemi kënaqësinë që sot në Kosovë kemi ministrin Milloshoski", theksoi Presidenti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu foli edhe për përvojat e Maqedonisë në rrugën e integrimeve, me ç'rast tha se ato do të jenë të rëndësishme edhe për Kosovën, sidomos sa i përket rrugëtimit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Duke folur për komunikimin shumë të mirë në mes të dy vendeve, Presidenti Sejdiu tha se njerëzit e biznesit, të shkencës, të kulturës nga Kosova dhe nga Maqedonia kanë lëvizur edhe më herët sesa politika, dhe është me rëndësi që janë krijuar baza të mira të komunikimit dhe strukturë legjislative mbështetëse nga të dy vendet.
Presidenti Sejdiu, në fund të fjalës së tij, përsëriti qëndrimin e shprehur edhe në takimin e mëhershëm me Presidentin Ivanov se është fat për të dy vendet që në këto zhvillime kanë miq të përbashkët ndërkombëtarë dhe se do të vazhdohet në këto aleanca.