Sondazhi: Britanikët ngurrojnë të flasin për vdekjen
Sipas rezultateve të një sondazhi, Britanikët ngurrojnë të flasin për vdekjen.
Rreth 60 për qind e Britanikëve nuk kanë përpiluar ende një testament zyrtar, përfshi edhe një të katërtën e tyre që janë mbi 65 vjeç. Ndërsa 81 për qind e atyre që kanë hartuar një testament nuk kanë deklaruar asgjë nëse dëshirojnë që trupi i tyre të varroset, t'i dhurojë organet etj.
Sondazhi është nga ''Dying Matters Coalition'' dhe është publikuar sot me rastin e fillimit të një jave ndërgjegjësimi për inkurajimin e personave që të flasin rreth vdekjes me të afërmit e tyre.
"është shumë e rëndësishme që kjo bisedë të fillojë në kohë, kur personat gëzojnë të gjitha aftësitë fizike dhe mendore, në mënyrë të tillë që të mos zihen në befasi nga ky fakt dhe të flasësh për vdekjen ndërkohë që dikush ka një gjendje shëndetësore të rënduar është edhe më e vështirë", deklaroi drejtori i programit ''Dying Matters'', Mayur Lakhani.
Ai thekson se të mos e folurit rreth asaj që dëshirojmë të bëhet pas vdekjes, ndikon drejtpërdrejtë në momentet e fundit të jetës.