E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drucas: Fule të përdorë termin IRJM

Numri dy i diplomacisë greke, Dimitris Drucas, ka porositur komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule, që gjatë prononcimeve të tij për mediat të mos përdorë emrin kushtetues të Maqedonisë.
Ai ka theksuar se Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është emri zyrtar i Maqedonisë, i njohur edhe nga Bashkimi Evropian dhe kjo sipas tij duhet të respektohet.
"Fule është i detyruar të përdorë termin IRJM. Gjithçka tjetër bie ndesh me kornizën për të cilën ka rënë dakord edhe vetë Bashkimi Evropian. Përdorimi i emrit kushtetues Maqedoni dëmton procesin e negociatave që po zhvillohen nën patronazhin e OKB-së", ka deklaruar Drucas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›