Arrestohen 69 pjesëtarë të mafias në Evropë
Një operacion policor që po zhvillohet sot në disa vende të Evropës kundër mafias ruse dhe gjeorgjiane ka sjellë deri tani arrestimin e 69 personave.
24 prej tyre janë arrestuar në Spanjë kurse të tjerët në Austri, Gjermani, Zvicër, Francë dhe Itali.
"Ky operacion po zhvillohet në disa vende të Evropës", bëri të ditur policia kombëtare spanjolle, duke theksuar se ai vazhdon dhe ka çuar në arrestimin e 69 personave në të gjithë Evropën.
Sipas Radios kombëtare të Spanjës, shumica e të arrestuarve janë të kombësisë ruse dhe janë arrestuar për pastrim parash që vinin nga trafiku i drogës ose korrupsionit.
Policia i ka përshkruar të arrestuarit si "një nga katër grupet mafioze më të mëdha në botë".