Tafaj: Laknasi dhe Kamza do votojnë PD
TIRANË- Me një vlerë invesimi prej 1,5 milionë euro, kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës "Nënë Tereza" në Laknas, një projekt mjaft i rëndësishëm, i cili do t’u shërbejë banorëve të Kamzës, të Laknasit dhe të Bërxullit.
Në nisje të punimeve, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, që ka bërë të mundur financimin e ndërtimit të rrugës "Nënë Tereza", zv/kryeministri dhe kandidati i PD-së për deputet në Qarkun e Tiranës, Myqerem Tafaj, falënderoi FNZH-në për këtë investim në këtë rrugë të standardeve më të mira që do të lidhë qendrën e Kamzës dhe qendrën e Bërxullit, duke përfunduar në rrugën e Rinasit.
"Laknasi dhe Kamza do ta votojnë Berishën dhe PD-në, sepse Kamza sot nuk mund të krahasohet me atë që ishte në vitin 2005. Kanë ndryshuar rrugët, kanë ndryshuar shkollat, ka ndryshuar rrjeti i ujësjellësit dhe i kanalizimeve, ka ndryshuar e gjithë infrastruktura e këtij qyteti dhe ju jeni dëshmitarë të këtij ndryshimi të madh të realizuar në tetë vitet e qeverisjes Berisha dhe të PD-së", u shpreh Tafaj.
Ai shtoi se Kamza sot është bërë një qytet tërheqës jo vetëm për investitorët vendas, por edhe për të huajt, për të hapur biznese dhe për të punësuar të rinjtë dhe të rejat e këtij qyteti.
(m.a/ata/BalkanWeb)