E Diel, 1 Nëntor 2026

Incesti mes kushërinjve, braktiset në spital foshnja

27/03/2009  Lihet për birësim. Dy vëllezërit e akuzuar kërkojnë ADN-në si provë pafajësie

ELBASAN- Lind e reja, e cila një muaj më parë u zbulua shtatzënë dhe akuzoi për këtë shtatzëni 2 djemtë e xhaxhait. Vajza mësohet të ketë lindur në maternitetin e Elbasanit të Elbasanit dhe më pas e ka braktisur foshnjën e saj dhe është nisur drejt fshatit ku dhe jeton me familjen. Sipas burimeve spitalore, vajza e porsalindur është braktisur dhe është lënë për birësim.

Djemtë e xhaxhait

Lindja e fëmijës ka zgjuar edhe palën akuzuese. Dy djemtë e xhaxhait të vajzës, një prej të cilëve ende në kërkim, kanë reaguar nëpërmjet palës mbrojtëse. Ata shumë shpejt do të depozitojnë një padi për dëshmi të rreme të vajzës në Prokurori dhe gjatë seancave gjyqësore do të kërkojnë bërjen e analizës që vërteton atësinë e fëmijës. Duke qenë se foshnja lindi ata deklarojnë se nuk janë autorët e përdhunimit dhe kjo sipas tyre mund të vërtetohet shumë lehtë duke bërë analizën e ADN-së. Ata madje e quajnë vajzën me probleme psikike dhe të papërgjegjshme për deklaratat e saj. Ndërkohë njeri prej djemve i shpallur në kërkim pritet te dorëzohet shumë shpejt dhe të startojë luftën gjyqësore. Në fakt sipas burimeve nga gjykata kjo kërkesë duhet të depozitohet, të vlerësohet sigurisht gjatë seancave për dy të pandehurit dhe më pas të vendoset nëse do të realizohet apo jo. Gjithashtu nga ana e të pandehurve duhet të mësohet se kjo analizë është e kushtueshme dhe në rast se gjyqi fitohet nga një palë e paguan pala tjetër. Pra, procesi do të jetë i gjatë dhe i mundimshëm për të vërtetuar atësinë e fëmijës. Gjithsesi ekziston si fillim përshtatshmëria e gjakut, por kjo sipas specialistëve është vështirësish një tregues pasi duke qenë kushërinj ata mund të kenë të njëjtin grup gjaku.

Kjo ngjarje ka tronditur mjaft të gjithë banorët e fshatit Plangaricë, por sidomos dy familjet Çullhai, të cilat janë shumë të afërta me njëra-tjetrën, por kjo ngjarje i ndau në dy kahe. Për të vërtetuar nderin pala e akuzuar do të bëjë të pamundurën për të hequr baltën që sipas tyre është hedhur për shkak të problemeve mendore që ka vajza.

HISTORIA

Një 18-vjeçare me banim në fshatin Plangaricë të komunës Gracen në rrethin e Elbasanit ka zbuluar se ishte në muajin e gjashtë të shtatëzanisë vetëm kur është ndjerë keq dhe familjarët e kanë transportuar drejt spitalit. Ajo a pohuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale 7 muaj më parë me dy kushërinjtë e saj të parë. Prindërit e tronditur nga lajmi kanë rendur ta pyesin fëmijën e tyre që nuk e kishin vënë re se kishte pësuar shumë ndryshime në trup dhe kanë mësuar nga ajo se 7 muaj më parë teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Plangaricë ku edhe jeton është përdhunuar nga dy kushërinjtë e saj. Vajza është shprehur gjithashtu se është kërcënuar dhe nuk ka treguar asgjë në shtëpi, por është zbuluar nga mjeku gjinekolog. I gjendur përballë kësaj situate babai i vajzës Sh. Çullhai ka marrë vajzën dhe ka bërë kallëzimin në polici. Menjëherë për këtë ngjarje është komunikuar me Prokurorinë për të miturit në Durrës. Dy të akuzuarit janë të rinj në moshë, njëri vetëm 15 vjeç, ndërsa vëllai më i madh është 18 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›