Prefektura gjobit 15 pika karburantesh
19/02/2009 I detyroi të pushonin aktivitetin, por pas kontrollit filluan sërish punën
Nga 80 të tilla, 22 rezultuan me mangësi në drejtim të sigurisë teknike
DURRES- Mungesa e kushteve të sigurisë teknike si dhe ushtrimi i aktivitetit tregtar pa lejet përkatëse kanë shtyrë prefekturën e Durrësit të ushtrojë kontrolle dhe të vendosë sanksione. Kontrolli këtë herë është ushtruar brenda në qytet për të bllokuar shitjen e gazit në zonat e banuara. Ndonëse nuk ka shumë besueshmëri lidhur me fatin e mëtejshëm të këtyre pikave të gazit, të cilat janë rihapur pas përfundimit të kontrollit, prefektura ka vendosur të respektojë udhëzimet e fundit të Ministrisë së Energjetikës. Fillimisht të ngarkuarit e prefekturës kanë zbardhur një hartë në të cilën janë skicuar të gjitha pikat dhe vatrat ku shitet gazi me shumicë e pakicë duke shënuar edhe faktin nëse këto pika janë të licencuara apo jo. Burime zyrtare të prefekturës kanë deklaruar se janë mbyllur 16 pika të tilla, të cilat pasi janë gjobitur janë detyruar të pushojnë aktivitetin. Çështja më e diskutuar ka qenë siguria teknike e enteve tregtuese. Në bazë të relacionit të përpiluar nga specialistët që kanë marrë të gjitha të dhënat në terren brenda në Durrës rreth 22 subjekte nga 80 të kontrolluara kanë rezultuar me defekte në drejtim të sigurisë teknike.