E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat dhe universiteti, të kërcënuar nga droga

19/02/2009  Drejtuesit e policisë: Vatra të rrezikshme droge pranë universitetit “Aleksandër Moisiu”

DURRES- Shkollat e arsimit të detyruar, ato të mesëm dhe universiteti janë vatrat më të rrezikuara nga droga, përdoruesit dhe shpërndarësit e drogës. Pohimet vijnë në burimet zyrtare të policisë së shtetit, të cilat në kuadër të bilancit të bërë dëshmojnë se gatishmëria dhe ndërhyrja e efektivave të saj është bërë shumë më e ndjeshme dhe e aftë profesionalisht. Sipas burimeve të mësipërme Drejtoria e Policisë së qarkut të Durrësit ka rritur efektivitetin e forcës zbuluese, e cila ka qenë ndër problemet kyçe për disa vite.

Droga

Policia ka tërhequr vëmendjen lidhur me vatrat ku është shfaqur fenomeni i përdoruesve dhe shpërndarësve të drogës. Për të parën herë një drejtues i lartë policie në nivel qarku shprehet qartë se shkollat dhe universiteti “Aleksandër Moisiu” janë më të rriskuarit. Nisur nga mbledhja e informacionet këto institucione të edukimit janë jo vetëm viktima nga rrjetet e drogës, por brenda radhëve të të rinjve kanë depërtuar narkomanë. Dy vjet më parë ka qenë ish-prokurori i Durrësit, Nasip Naço, që lëshoi sinjalin e ekzistencës së disa vatrave të prostitucionit në afërsi të universitetit si dhe të infektimit të disa studentëve nga kjo “epidemi” ndërkohë që kreu i policisë së qarkut është shprehur këto ditë se shkollat dhe universiteti janë institucionet më të survejuar në drejtim të konsumimit të drogës. Në harkun kohor të 1 muaji e gjysmë që nga fillimi i këtij viti janë vënë në kushte arresti afro 20 shtetas të skeduar si shpërndarës droge.

Krimet

Drejtues të policisë së qarkut të Durrësit kanë pranuar se kriminaliteti është rritur gjatë vitit 2008 me 1.5 për qind. Ndërsa kanë pësuar rënie një sërë veprash penale si krimi i vrasjes, pengmarrjes, kontrabandës, evazionit fiskal, armëmbajtjes pa leje, dhunës seksuale me të mitur, trafiku i drogës dhe trafiku i femrave. Krerë të kësaj policie janë shprehur se mbetet shumë për të bërë në uljen e krimit të vjedhjes, grabitjes, dëmtimit të pasurisë e një sërë krimesh të këtij karakteri. Por Drejtorinë e Policisë së Durrësit rritja e forcës së zbulimit ka shënuar rritje dhe ky është sinjal shumë i mirë për ta. “Nëse kriminaliteti me statistika zyrtare është rritur me 1.5 për qind, forca zbuluese e krimit është rritur me 2.7 për qind”,-kanë pohuar burimet zyrtare që mbështeten në të dhënat e fundit. Në Durrës policia e shtetit ka rritur ndjeshëm besueshmërinë tek komunitetit. Në sallën operative janë shënuar 150 telefonata qytetare më shumë dhe ky mbetet një nga treguesit pozitiv të matjes së punës për policinë. Nga ana tjetër strukturat e policisë kanë ndërmarrë në vitet e fundit një politikë të qartë dhe të efektshme në luftën kundër narkotikëve dhe shpërndarësve të drogave të llojeve të ndryshme.

ALARMI

Policia ka tërhequr vëmendjen lidhur me vatrat ku është shfaqur fenomeni i përdoruesve dhe shpërndarësve të drogës. Një drejtues i lartë policie në nivel qarku shprehet qartë se shkollat dhe universiteti “Aleksandër Moisiu” janë më të rriskuarit. Nisur nga mbledhja e informacionet këto institucione të edukimit janë jo vetëm viktima nga rrjetet e drogës, por brenda radhëve të të rinjve kanë depërtuar narkomanë.

MË PARË

Dy vite më parë ish-prokurori i Durrësit, Nasip Naço, lëshoi sinjalin e ekzistencës së disa vatrave të prostitucionit në afërsi të universitetit si dhe të infektimit të disa studentëve nga kjo “epidemi”. Kreu i policisë së qarkut u shpreh se shkollat dhe universiteti janë institucionet më të survejuar në drejtim të konsumimit të drogës. Që nga fillimi i këtij viti janë arrestuar afro 20 shtetas të skeduar si shpërndarës droge.

KRIMI

Drejtues të policisë së qarkut të Durrësit kanë pranuar se kriminaliteti është rritur gjatë vitit 2008 me 1.5 për qind. Ndërsa kanë pësuar rënie një sërë veprash penale si krimi i vrasjes, pengmarrjes, kontrabandës, evazionit fiskal, armëmbajtjes pa leje, dhunës seksuale me të mitur, trafiku i drogës dhe trafiku i femrave është rritur ai i vjedhjes, grabitjes dhe dëmtimit të pronës së të tjerëve, çka mbetet shumë për tu bërë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›