Incident mes policisë dhe punonjësve të bashkisë
Vendorët socialistë do të përshkallëzojnë protestat deri në plotësimin e pesë kushteve të tyre. Ky është paralajmërimi i kreut socialist, Edi Rama, dje para Kryeministrisë, i shoqëruar nga të gjithë krerët e bashkive të PS-së, duke premtuar se mbështetësit e saj do të jenë gjithnjë e më të shumtë, pasi një epokë e re po nis. Në përfundim të apelit të kryebashkiakëve opozitarë në të gjithë vendin, drejtuesi i kësaj proteste, kryetari i Bashkisë së Tiranës, tha se protestat do të vijojnë për të nisur një epokë të re, atë të demokracisë. Rama e sulmoi ashpër Kryeministrin për keqqeverisje, ndërsa vendorët e tjerë paraqitën para protestuesve të gjitha shqetësimet që vijnë sipas tyre për shkak të cenimit të autonomisë vendore nga qeveria. Secili prej tyre ngriti shqetësimet, duke paralajmëruar madje edhe shkurtime nga puna e më pak shërbime. Protesta e paralajmëruar të niste në orën 11:00, nisi me 45 minuta vonesë. Shkak për këtë u bë një përplasje që u shënua në afërsi të hotel "Dajtit" mes administratës së bashkisë dhe Policisë së Shtetit. Policia ka tentuar t‘u heqë atyre nga duart qeset e zeza plastike, të cilat ishin të mbushura me mbeturina. Madje në këtë konflikt ka ndërhyrë edhe vetë kryetari i bashkisë, Rama, për të kërkuar shpjegime nga ana e policisë. Në pritje të kolegëve të Bashkisë së Tiranës, protestues të tjerë të ardhur nga bashki të tjera të vendit dëshmuan se ishin penguar nga policia për të hyrë në Tiranë. "Vij nga Vlora, tha një prej protestueseve, dhe gjatë rrugës na ka ndaluar policia, duke na gjobitur me 20 mijë lekë".
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, tha se çdo bashki rrezikon zhvillimin normal, bizneset rrezikojnë falimentimin për shkak të politikave të kësaj qeverie. Ai tha se qeveria po cenon seriozisht buxhetin e bashkive. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, tha se ulja e granteve për bashkitë ka një objektiv të qartë politik, kërkon konfliktin në administratën e bashkisë, sepse kërkon një numër të ulët punonjësish. "Ulja e grantit na shkëput edhe me donatorët, sepse kemi lidhur kontrata ku jemi bashkëfinancues me 30%, por me uljen e buxhetit, ne nuk financojmë dot", tha ai. Sipas tij, buxhetit të bashkisë i mungojnë 25% të të ardhurave për pastrimin e qytetit, për shpenzimet për jetën kulturore të këtij qyteti.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u shpreh se protesta e vendorëve është legjitime, është për të mbrojtur qytetarët dhe për të mbrojtur autonominë e tyre. Shpëtim Gjika, kryetari i Bashkisë së Vlorës, theksoi se në protestën e radhës do të vijnë 20 mijë qytetarë të Vlorës. Ndaj as mos t‘i shkojë mendja Sali Berishës që t‘i cenojë ata", tha ai. Gjika shtoi se vendorët janë më të vendosur se kurrë për t‘i thënë jo uljes së rolit të qeverisjes vendore. Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, tha se protesta është europiane, ndaj duhet të vazhdojë. Sipas tij, një mijë biznese janë drejt falimentit. Kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi, tha se kjo protestë zhvillohet për të mbrojtur edhe biznesin e vogël, i cili po shkon drejt falimentimit.