Maradona: S‘ka rivalë të lehtë
"Në një botëror janë skuadrat më të mira dhe rrjedhimisht nuk ka rivalë të lehtë për t‘u mundur". Kështu është shprehur dje Diego Maradona, trajneri i Argjentinës, i cili nuk ka qenë i pranishëm në hedhjen e shortit, pasi e ka pasur të ndaluar nga FIFA, që e ka pezulluar. Në një komunikatë të lëshuar nga federata argjentinase, të nënvizuar nga i gjithë stafi teknik i Argjentinës, Maradona ka specifikuar: "Kemi besim të plotë te lojtarët argjentinas. Jemi koshientë që jemi në lartësinë e historisë sonë. Jemi optimistë". Sikurse bën të ditur agjencia e shtypit "Telam", Maradona ka ndjekur shortin në Afrikën e Jugut nëpërmjet televizorit dhe së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vendosur që të bëjë një konferencë shtypi pas eventit, por sikurse thuhet, drejtuesit e lartë të AFA-s e kanë bindur të mos bëjë deklarata. Gjithnjë sipas "Telam", trajneri "i ka pritur me qetësi", tre rivalët me të cilët do të duhet të përballet në Botëror: Nigerinë, Korenë e Jugut e Greqinë. Pas hedhjes së shortit, një koment e ka bërë edhe Mishel Platini, presidenti i UEFA-s: "Nuk ekzistojnë shorte të mira apo të këqija. Ajo që vlen është të kesh një skuadër të mirë në momentin e duhur të Botërorit, i cili është i hapur për të gjithë". Grupi i Ferrit konsiderohet ai i Brazilit, ku janë edhe Portugalia, Bregu i Fildishtë dhe Koreja e Veriut. Braziliani Kaka e shikon kështu këtë short: "Besoj se është grupi më i fortë i këtij Botërori. Natyrisht që ka edhe grupe të tjera të vështira, por ky grup me Brazilin, Portugalinë e Korenë e Veriut është me të vërtetë shumë shumë i vështirë. Më mirë kështu, sepse do të jemi të përqendruar që në fillim". Edhe trajneri i Karlos Kueiros i Portugalisë është pothuajse në të njëjtën linjë.
"Grup i vështirë, por do të kërkojë vëmendjen tonë maksimale. Si do ta ndalim Brazilin? Do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë, pa rënë pre e adaptimit me lojën e tyre". Ndërsa ylli i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, duhet të përballet me shokun e tij te Reali i Madridit, Kakanë: "Nga njëra anë jam i lumtur se do të takoj disa prej shokëve të mi të skuadrës te Reali i Madridit, por nga ana tjetër gjithsesi do të jetë një grup i vështirë dhe i komplikuar. Por nuk duhet të ankohemi, ky është grupi dhe neve na mbetet vetëm të luajmë mirë për të fituar, të jemi të motivuar, sepse skuadrat janë shumë të forta. Nuk jemi të lumtur, por kjo është situata". Ndërkohë që Spanja pretendente flet nëpërmjet trajnerit Vicente Del Boske: "Nuk duhet të ankohemi dhe ta fshehim se gjithçka për ne ka ecur në rrugën e duhur, pranon ai. Duhet të përgatitemi për të zhvilluar një paraqitje sa më të mirë në grup. Jemi mes favoritëve, sepse prishëm traditën e një Spanje që luante mirë, por që fitonte pak".