E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në fluturimin Paris-Romë

Një pasagjer ka tentuar ti bëjë presion një stjuardese, duke e kërcënuar me një biçak në mbajtësen e çelësave, në bordin e fluturimit të Alitalia-s, Paris-Romë AZ329. Valeri Tolmakjov, një 48-vjeçar nga Kazakistani, kërkonte ta çonte avionin drejt Tripolit, në Libi. Ai u bllokua falë ndërhyrjes së disa pasagjerëve dhe stjuardesave, që nuk e kanë lënë të lëvizë. Pasagjeri, në gjendje padurimi, ka goditur një asistente fluturimi, duke i kërkuar ta drejtojë avionin drejt Tripolit. Kur avioni mbërriti pa probleme të mëtejshme në aeroportin Fiumicino në Romë, kazakistanezi u prit nga forcat italiane të rendit. Nga njoftimet e para, pas gjestit të pasagjerit nuk ka motivime terrorizmi. Avioni kishte në bord 131 pasagjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›