Kosova, 172 prona në ish-Jugosllavi
Mali i Zi do të jetë ish-republika e parë jugosllave, së cilës Kosova do ti kërkojë pronat e ndërmarrjeve të saj shoqërore. Ky shtet është treguar më i hapuri ndër të gjithë të tjerët që ta trajtojë këtë çështje me Kosovën, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Kjo ministri bashkë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit kanë themeluar një komision të përbashkët për çështjen e pronave të ndërmarrjeve kosovare në shtetin e dikurshëm. Në bazë të një dokumenti, në ish-republikat e Jugosllavisë gjenden 172 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës, sipas Koha Ditore dhe 104 prej tyre ndodhen në Serbi.