E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks nxjerr sekretet e Guantanamos

Faqja e famshme Wikileaks ka bombarduar sërish administratën amerikane me nxjerrjen e sekreteve të Guantanamos, burgut famëkeq të krijuar për të dyshuarit terroristë, që pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Wikileaks ka publikuar dosjet e 749 të burgosurve të mbyllur aty që në vitin 2002 dhe deri në ditët e sotme. Me gjithë përpjekjet e Barak Obamës për të mbyllur këtë burg, Kongresi Amerikan vendosi të mbështesë politikën e atëhershme të Xhorxh Bush, duke e mbajtur ende të hapur, me të paktën 172 të burgosur. Dosjet janë publikuar nga New York Times, Washington Post, Guardian dhe El Pais dhe tregojnë shkelje të dukshme të të drejtave të njeriut. Mes të arrestuarve, edhe pleq e minorenë. Të burgosurit mbaheshin në qeli pa ujë dhe pa akuza zyrtare për vite të tëra dhe janë bërë shpesh pre e torturave të vërteta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›