AK: Bandat maqedonase provokojnë shqiptarët

AK-ja i bën komuniteti ndërkombëtar që t’i kushtojë vëmendjen e duhur situatës së rënduar e cila po precipiton dita ditës në dhunë dhe që në themel përmban baza te urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve.
“Një monitorim i shpejtë i situatës dhe ndërhyrja e fortë diplomatike mund të bëjë të mundur parandalimin e një situate e cila mund të rrezikojë të dalë jashtë kontrollit për shkak të përshkallëzimit dhe përhapjes në të gjithë territorin e Maqedonisë.
Aleanca Kuq e Zi mbështet parimet e hedhura vite më parë në marrëveshjen e Ohrit por të cilat janë shkelur dhe injoruar nga qeveria Maqedonase dhe fatkeqësisht edhe nga disa politikanë të korruptuar shqiptarë”, thekson AK.
Ky grupim u bën thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve të dhunshme nga bandat maqedonase, teksa shton se “mes shqiptarëve ka pasur dhe do të ketë një solidaritet etnik të pathyeshëm I cili do të jetë gjithmonë në funksion të stabilitetit dhe paqes në rajon si dhe në funksion të procesit të integrimit”.
Aleanca Kuq e Zi i bën apel qeverisë maqedonase të distancohet nga grupet terroriste dhe që kërkojnë t’i vënë flakën harmonisë dhe bashkëjetesës në rajon aq të dëshiruar në Ballkan. /S.Lleshi/Start/
2012-03-09 14:59