Hiqet gjendja e emergjencës në verilindje

Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave, bëri me dije heqjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, teksa nuk la pa përmendur edhe kundërshtarin e tij politik.
“Makina e emergjencës funksionoi me shpejtësi të madhe. Asnjë qytetar që kërkoi ndihmë nuk mbeti pa e marrë atë. U bë gjithçka për të ndihmuar çdo njeri në nevojë gjatë emergjencës së krijuar për shkak të reshjeve të shumta të dëborës”, theksoi Berisha. Kryeministri nuk la përmendur edhe sukseset e qeverisë në këtë drejtim. “Ne dolëm nga situata kur asnjë qytetarë i vetëm që kërkoi ndihmë nuk mbeti pa e marrë atë. Dolëm nga kjo situatë pa dëme serioze materiale, pa dëme të ndejshme në gjënë e gjallë të këtyre zonave, dëshmi kjo e shkallës së përgatitjeve të mira që kanë bërë familjet e këtyre zonave për dimrin, që nuk e prisnin në asnjë rrethanë kaq të rëndë”, tha Berisha.
Ai shtoi se përballimi me sukses i situatës së izolimit nga dëbora, duhet të shërbejë edhe si një mësim për kryetarin e opozitës. “Fatmirësisht shqiptaret e kaluan këtë dimër deri tani pa asnjë katastrofë. Uroj qe shoku ciu-ciu te nxjerre mësime se nuk ndërtohen alternativat vetëm mbi të keqen, edhe kur është, edhe kur s’është, se ja qe nuk doli asnjë prej atyre qe paralajmëroi ai. Sikur boren ta kishte sjelle qeveria, digat t’i kishte shtere energjia, nuk janë shqiptaret ata që mund t’i besojnë këto gjera. I uroj sot qe ta lexoje këtë muaj qe shkoi me zhvillimet e tij qe te nxjerrë mësime”, u shpreh Berisha. /Start/
2012-03-09 14:37