E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, PR: BE kusht për Shqipërinë

“Bashkimi Evropian tashmë e ka vendosur si prioritet dhe kusht të integrimit të Shqipërisë në BE zgjidhjen e drejtë dhe të plotë të çështjes së pronës”, tha nënkryetari i PR-së, Arjan Madhi.

Sipas tij, “çështja e pronës është lehtësisht e zgjidhshme duke respektuar me rigorozitet Kushtetutën e Shqipërisë e çila ka definuar qartë të drejtën e pronës private dhe tjetërsimin e saj në Nenin 41, i çili është vendosur në këtë Kushtetutë me kontributin e drejtpërdrejtë të Partisë Republikane dhe pronarëve të ligjshëm shqiptarë. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut është një detyrim për t’u zbatuar dhe jo për t’u gjykuar nga individë apo parti politike. Zbatimi i kësaj Konvente e zgjidh në mënyrë të plotë dhe pa asnjë ekuivok çështjen e pronës”.

“Është koha për të lënë mënjanë hipokrizinë dhe interesat politike të kujtdo pale, të kujtdo individi, të çdo lloj institucioni dhe të abrogohen të gjitha ligjet që bien ndesh me të drejtën e pronësisë. Vetëm fillimi i një procesi nga kjo pikënisje do të garantonte orientimin dhe sigurinë e plotë në zgjidhjen e drejtë, dhe të besueshme të çështjes së pronës”, përfundoi Madhi./Start/
 

                                                                                             2012-03-09 16:33
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›