Incidenti në Radushë, politika kosovare thirrje për maturi
PRISHTINE-Përfaqësuesit politikë në Prishtinë ftojnë Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë të përmbahen, duke dërguar mesazhe se koha e konflikteve dhe përleshjeve të armatosura ka përfunduar. Agjencia e lajmeve Europa e Lire bën të ditur se reagimet vijnë pas incidentit të ndodhur ditët e fundit në Maqedoni, në kufi me Kosovën ku u vranë 4 shqiptarë të dyshuar si kontrabandist armësh nga policia e Maqedonisë.
Nga të njëjtat burime bënë të ditur se Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se Kosova është e interesuar të kontribuojë në stabilitetin e gjithë rajonit. Ai ftoi edhe Qeverinë në Shkup, edhe qytetarët e atjeshëm që të kontribuojnë po ashtu në ruajtjen e paqes dhe të qetësisë.
“Kosovës i duhet një stabilitet rajonal. Kosova është e interesuar të kontribuojë në këtë drejtim. Besoj se çdo zhvillim për stabilitetin rajonal, për bashkëpunimin rajonal dhe për integrimet evropiane, është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur”.
“Nuk dua të hy në kualifikime për shtetet tjera, por besoj se të gjithë do të japin kontributin e tyre, edhe Qeveria e Maqedonisë, qytetarët e të tjerët, që të ketë stabilitet si në Maqedoni, ashtu edhe në rajon”, tha Kuçi.
Ndërkaq, deputeti dhe eksperti i çështjeve ushtarake, Naim Maloku, tha se koha e konflikteve i takon së kaluarës. Incidentet e fundit në Maqedoni ai i sheh të tipit të izoluar, pasi që nuk beson se kanë implikime në raportet Kosovë - Maqedoni, vende këto që e kanë njohur njëra-tjetrën pa ndonjë kushtëzim.
“Nuk do të destabilizohet më asgjë në rajon; luftërat janë të kaluara dhe shqiptarët duhet t’i kthehen perspektivës evropiane. Problemi i shqiptarëve në Ballkan nuk është Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, por janë vetë shqiptarët, si në Shqipëri, në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni. Ky është mendimi im personal”, tha Maloku.
Ndërsa ftojnë të gjitha palët e përfshira të përmbahen nga dhuna, përfaqësuesit në Prishtinë rikujtojnë se të gjitha vendet e rajonit tashmë e kanë një perspektivë të përbashkët, e cila ka të bëjë me të ardhmen e tyre në kuadër të strukturave euro-atlantike.
Ndërkohë pas incidenteve në shtetin fqinj, forcat e KFOR-it kanë dërguar njësi të ndërhyrjes së shpejtë tek trupat e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në brezin kufitar me Maqedoninë.
(d.b/BalkanWeb)