E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bamir Topi dekreton emërimin e 8 gjyqtarëve

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi ka dekretuar emërimin e 8 gjyqtarëve të gjykatave Korçë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Shkodër.

Në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se kreu i shtetit ka drekretuar “emërimin e Arta Burdës, Engert Pëllumbit dhe Igerta Bengut në Gjykatën e Rrethit Fier ndërsa Florjan Kalaja, Laurent Fuçia janë emëruar gjyqtarë në Gjykatën e rethit Vlorë”.

“Irena Plaku, emërohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, Joana Qeleshi, emërohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Arbër Çela, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër”,- thuhet në faqen zyrtare të Presidencës.

Dekretet hynë në fuqi menjëherë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›