Biznesi kosovar apel Shqipërisë: Hiqni barrierat, fitoni tregun
TIRANE - Biznesi shqiptar ka një shans të dytë për të fituar tregun kosovar, pasi Kosova të vendosë sërish në janar masat e reciprocitetit me Serbinë.
Por për këtë Shqipëria duhet të eliminojë barrierat me Kosovën, pjesë e të cilave janë edhe çmimet e referencës. Kjo kërkesë është bërë nga biznesi kosovar gjatë një takimi me përfaqësues të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.
“Kemi rritje të importit nga Shqipëria me 26% në nivel vjetor. Ne jemi këtu që të diskutojmë edhe çështjet e tjera të barrierave tarifore dhe jo tarifore, që ato mos ndodhen mes shteteve tona.”,- deklaroi Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Biznesit Kosovar.
“Vendimi i fundit që ka marrë Kuvendi i Kosovës, që më 12 janar të vitit që vjen të vendoset reciprociteti, në mënyrë që të ketë një balancim të mallrave mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuadër ne duhet të orientohemi dhe t’i bëjmë thirrje biznesit.”,- u shpreh Enver Ferizaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.
Shqipëria renditet partneri i gjashtë tregtar i Kosovës, një pozicion ky që u përmirësua gjatë këtij viti, pas vendosjes së masave të reciprocitetit me Kosovën disa muaj më parë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)