Incidenti KFOR-i shton sigurine ne kufi me Maqedonine
Menjehere pas incidentit ku mbeten te vrare kater persona Kosova ka shtuar sigurine ne kufi me Maqedonine. Njesite per nderhyrje te shpejta te KFOR-it i jane bashkuar Policise se Kosoves dhe asaj te EULEX-it ne perpjekje te menaxhimit te brezit kufitar Kosove - Maqedoni pas incidenteve te armatosura me bilanc tragjik qe ndodhen ditet e fundit ne brendi te kufirit maqedonas. Zedhenesi i KFOR-it Mihael Keting tha se policia kishte raportuar per incidente te armatosura ne Maqedoni ne afersi te kufirit me Kosoven. Menjehere KFOR-i kishte derguar njesite e reagimeve te shpejta te cilat i jane bashkuar policise vendore dhe asaj nderkombetare. Ne do te qendrojme atje per aq kohe sa do te kete nevoje per ne tha Keting. Bilanci tragjik i incidenteve sipas autoriteteve maqedonase eshte kater persona te vdekur dhe disa te plagosur. Tri nga viktimat jane prezantuar se i perkasin shtetit te Maqedonise kurse nje eshte shtetas kosovar. Nderkohe perfaqesuesit politike ne Prishtine i kane ftuar te gjitha palet e perfshira per permbajtje dhe maturi.
Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci tha se Kosova eshte e interesuar te kontribuoje ne stabilitetin e gjithe rajonit. Ai ftoi edhe Qeverine ne Shkup edhe qytetaret e atjeshem qe te kontribuojne po ashtu ne ruajtjen e paqes dhe te qetesise. Personi i katert qe mbeti i vrare ne incidentin e se merkures ne fshatin Radushe te Shkupit eshte identifikuar. Sipas agjencise se lajmeve rajonale ai quhet Harun Aliu i njohur si komandant Kushtrimi i cili ka qene edhe kryetar i partise Alternativa Kombetare AK.
14 Maj 2010